Dy deklaratat përballë mbi lamtumirën nga Milan dhe prezantimi i Theo Hernandez te Al-Hilal. Dhe mesazhi që ka ngjallur pafund debate mes tifozëve milanistë dhe jo vetëm
Sot në orën 17:00, mbërriti njoftimi zyrtar i transferimit të Theo Hernandez nga ana e AC Milan. Theo, pas gjashtë sezoneve të gjata me fanellën Rossonere veshur, është bërë një lojtar i ri i Al-Hilal të Simone Inzaghit. Me klubin arab, do të përfitojë 20 milionë euro në vit për tre vitet e ardhshme. Kontrata u firmos dje në Paris. Si zakonisht, deklaratat përkatëse publikohen pasi të jenë përpunuar të gjitha formalitetet. Deklarata e lamtumirës së Milanit, deklarata e prezantimit të Al-Hilal, dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, mesazhi plot helm i Theo Hernandez në rrjetet sociale, që falënderon shokët, Maldinin dhe tifozët, por më pas duke thënë diçka për t’i thënë klubit dhe drejtuesve të tij.
Komunikata e lamtumirës së Milanit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“AC Milan njofton se i ka shitur, përfundimisht, të drejtat e paraqitjeve sportive të futbollistit Theo Bernard François Hernández te Al-Hilal SC. Klubi falënderon Theon për gjashtë vitet e kaluara së bashku dhe i uron sukseset më të mira personale dhe profesionale”.
Komunikata e Al-Hilal mbi kohën kur do të prezantohet Theo
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Këshilli i Administrimit të Al-Hilal Club, i kryesuar nga Shkëlqësia e Tij Z. Fahad bin Saad bin Nafel, ka kompletuar blerjen e lojtarit të kombëtares franceze Theo Hernández nga AC Milan. Kontrata do të zgjasë tre vjet, deri në fund të sezonit 2027/28. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua të enjten pasdite në hotelin Four Seasons George V në Paris, në prani të Shkëlqësisë së Tij, Këshillit të Administrimit dhe lojtarit të ri.
Hernández, 27 vjeç, mbërrin te Al-Hilal si një nga lojtarët më të afirmuar te futbollit evropian, duke luajtur për disa klube, në veçanti në AC Milan, me të cilin fitoi Scudetton më 2022 dhe Superkupën e Italisë në fillim të 2025. Në nivel ndërkombëtar, Hernández ka përfaqësuar Francën në kombëtaret U18, U19 dhe U20. Ka debutuar me Kombëtaren e të të Rriturve më 2021, vitin në të cilin ka fituar edhe UEFA Nations League. Në total, ka 38 paraqitje, e fundit prej të cilave daton muajin e kaluar në të njëjtin kompeticion”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mesazhi i Theos në rrjetet sociale për AC Milan
“Pas gjashtë vitesh në këtë klub, ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë.
Erdha te Milani më 2019 me ëndrra, dëshirë dhe entuziazmin e veshjes së një fanelle të pasur me histori.
Sot largohem pasi kam përjetuar momente të paharrueshme, si fitimi i Serie A dhe Superkupës së Italisë dhe mbi të gjitha pasi kam ndarë dhomën e zhveshjes me persona të jashtëzakonshëm.
Falënderim nga zemra për shokët e mi, për çdo trajner që ka besuar tek unë dhe në veçanëti për Paolo Maldinin, për afërsinë, vizionin dhe lidershipin e tij.
Dhe faleminderit edhe tifozerisë Rossonere, që ka qenë gjithmonë e pranishme, në momente të bukura dhe të vështira. Të ndieja mbështetjen tuaj ka qenë një privilegj që nuk do ta harroj kurrë dhe do ta çmoj gjithmonë në zemër.
Vendimi im për t’u larguar nuk ishte i lehtë. Gjithmonë e kam ditur se ku doja të qëndroja dhe Milani ka qenë gjithmonë përparësia ime. Por, për fat të keq, jo gjithçka varet nga një person. Drejtimi që ka marrë klubi dhe disa vendime të fundit nuk pasqyrojnë vlerat dhe as ambicien që më sollën këtu. Është momenti për të mbyllur një kapitull dhe për të nisur një tjetër, të ndryshëm, por po aq të rëndësishëm për mua.
Iki me kokën lart, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, duke bërë përpjekje maksimale dhe duke bashkëndarë të njëjtat ëndrra me këta tifozeri. Po largohem me zemër plot dhe me shpresën se shumë shpejt Milani do të rikthehet në vendin që meriton. Milani do të jetë gjithmonë pjesë e imja.
Forza Milan, gjithmonë”.