Si ish-mbrojtës i majtë, çfarë këshillash i jep Theos?
“Asnjë këshillë. Mjaftohem me një konsideratë: për mua ai është mbrojtësi i majtë më i fortë në botë. Thënë këtë, nuk duhet të ngarkohet me shumë përgjegjësi dhe presion, sepse nuk është qendërsulmues apo mesfushor sulmues. Më lejoni të shpjegoj: ai nuk mund të bëjë asiste apo gole ndeshje për ndeshje, nuk mund të jetë gjithmonë vendimtar. Prej vitesh ka qenë… Superman dhe i ka mësuar “keq” tifozët, por jam i bindur se së shpejti do t’u japë atyre kënaqësi të tjera”.
Çfarë ndjen t’i thuash popullit kuqezi?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Skuadra në këtë moment ka nevojë për shtytjen e njerëzve të saj. Milani është gjithmonë Milan dhe duhet të shkojë në Champions. Me ndihmën e të gjithëve. Në klub ka menaxherë të rëndësishëm dhe inteligjentë. Duhet besuar te ata. Nuk mund të dorëzohemi. Duhet të luftojmë deri në fund dhe të besojmë në vendin e katërt. T’ia nisim duke fituar në Bolonjë, pastaj të shohim”.