Legjenda kuqezi: “I them tifozëve të mos dorëzohen, me tre pikë sot vendi i katërt është ende i mundur”
Milanin e ka gjithmonë ndër mend dhe Sérgio Cláudio dos Santos, i njohur botërisht si Serginho, vuan ashtu si gjithë tifozët për rezultatet e fundit zhgënjyese. Megjithatë, braziliani është i bindur se ndeshja e sotme në Bolonjë mund të jetë pika e kthesës. Ja intervista e plotë për kolegët e të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport.
Serginho, si milanist, sa keq të vjen për momentin në të cilin po kalon skuadra?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Si të gjithë milanistët, edhe unë e përjetoj këtë situatë delikate me shpresën se mund të përmirësohet. Fatkeqësisht nuk kemi arritur nivelin e rezultateve që shpresonim, as në Serie A e as në Champions League. Deri më tani, Milani më i mirë akoma nuk është parë”.
Megjithatë, Sergio Conceiçao vazhdon të besojë në vendin e katërt. Bën mirë?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Duke parë fushatën e rëndësishme të merkatos së janarit të kryer nga klubi, lufta deri në fund për t’u kualifikuar në Championsin e ardhshëm duhet të jetë një detyrim. Tani ka shumë elementë me cilësi të shkëlqyera teknike”.