Tërmeti Milan, Igli Tare spastron fushën: “Gati 150 milionë për…” | Të rejat më të fundit nga merkato Rossonere

Ds Tare është gati ta përmbysë skuadrën e Milanit për sezonin e ardhshëm me një revolucion të thellë në merkato

Milanistat
2 Min Read

Revolucioni i merkatos Milanit ka nisur, fillimisht me shitje, me ato të mëdhatë (Reijnders dhe Theo Hernandez) e të tjerat në rradhë dhe goditjet e para të merkatos në hyrje (Modric dhe Ricci). Por, siç ju kemi përsëritur këto ditë, procesi i ristrukturimit të ekipit Rossoner sapo ka filluar. Në fakt, Tare është gati ta kthejë përmbys skuadrën e Milanit. Në axhendë – siç do ta shohim më vonë – do të ishin disa lëvizje të tjera në hyrje, por edhe shumë shitje të tjera të mëdha. Aq sa tërmeti i Rossonerëve në dalje mund të sjellë rreth 150 milionë euro të tjera në arkën Milan. Pa humbur më shumë kohë, le t’i shohim së bashku lojtarët që mund të largohen menjëherë nga projekti i ri teknik i Rossonerëve dhe vlera që ata pritet të sjellin:

  • 5 milion
    Terracciano
  • 8 milion
    Colombo
  • 10 milion
    Emerson R
  • 10 milion
    Pobega
  • 10 milion
    Adli
  • 15 milion
    Bennacer
  • 20 milion
    Chukwueze
  • 20 milion
    Okafor
  • 25 milion
    Thiaw
  • 25 milion
    Musah

Këta pra do të ishin lojtarët që mund t’i thonë lamtumirë Milanit që në këtë seksion të merkatos verore: edhe 150 milionë euro të tjera, që do të mund riinvestohen në merkaton hyrëse. Dhe, pikërisht në këtë drejtim, tani vëmendje.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente