Tërmeti Milan: fillon revolucioni! Pas Conceicao-s, largohet edhe…” – Merkato

Milani është gati të nisë një cikël të ri, ndoshta me një trajner të ri, por edhe me një revolucion të thellë në merkaro: ja kush rrezikon

Milanistat
2 Min Read

Milani po përgatitet për një revolucion të vërtetë gjatë merkatos së rradhës që do të na shoqërojë gjatë pjesës më të madhe të verës së ardhshme. Sergio Conceicao, nuk do të ishte i vetmi që do t’i thoshte lamtumirë në fund të sezonit, klubit të rrugës Aldo Rossi: kështu, sëpata e ringritjes teknike mund të bjerë edhe mbi disa prej futbollistëve Rossoneri, disa shumë të rëndësishëm. Shumë probleme kanë lindur në skuadër gjatë këtij viti të ndërlikuar, janë evidentuar shumë limite në momentet vendimtare. Prandaj shfaqet gjithnjë e më konkrete ideja e një ndryshimi rrënjësor: largimi i atyre që nuk bindin, në fytyra të reja për të rilançuar projektin. Dhe ata që paguajnë çmimin, të paktën në disa raste, mund të jenë edhe emra shumë të rëndë. Le t’i shohim pra, njëri pas tjetrit, të gjithë lojtarët kuqezinj që rrezikojnë seriozisht të bëjnë gati valixhet në fund të sezonit:

    • 35% – Luka Jovic
    • 40% – Mike Maignan
    • 40% – Malick Thiaw
    • 50% – Kyle Walker
    • 55% – Fikaio Tomori
    • 55% – Yunus Musah
    • 55% – Tammy Abraham
    • 65% – Ruben Loftus-Cheek
    • 70% – Ricardo Sottil
    • 70% – Theo Hernandez
    • 75% – Samuel Chukwueze
    • 80% – Filippo Terracciano
    • 85% – Emerson Royal
    • 99,9% – João Félix

Kjo pra ishte lista e lojtarëve rossonerë në dalje dhe në rrezik lamtumire në fund të sezonit. Ndërkaq, duke folur për merkaton në hyrje, tani mbahuni fort.

Share This Article
Pa Komente