Tërbohet Milani, jo vetëm Hojlundi: “Allegri ka kërkuar edhe…”

Milani kërkon ta mbyllë në bukuri merkaton e tij verore. Sipas lajmeve të fundit, nuk është vetëm Hojlund në shënjestër të Allegrit

Milanistat
3 Min Read

Me sezonin e ri tashmë në derë, Milani dëshiron ta mbyllë merkaton e tij verore sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë disa blerje të tjera të nivelit të lartë.

Më e madhja është bërë, tani nevojiten edhe copëzat e fundit për të kompletuar sa më mirë organikën në dispozicion të Allegrit.

Eh po, po flasim në shumës sepse, sipas lajmeve të fundit të merkatos, Milani do të kishte ndërmend ta kompletonte skuadrën me të paktën edhe disa blerje të tjera deri në fund të sezonit.

Kërkesat e merkatos së Allegrit për Milanin e tij

Vetë trajneri Rossoner do të kishte avancuar në kërkesat e tij për ta mbyllur në bukuri këtë fushatën blerjesh të Djallit. Blerja e parë e kërkuar nga Allegri, padyshim, është qendërsulmuesi, bomberi. Në këtë front, emri më i nxehtë në absolut për momentin është gjithnjë ai i Rasmus Hojlund.

Negociatat janë duke u zhvilluar dhe kontaktet janë të gjallë midis palëve, por arritja në një marrëveshje përfundimtare nuk do të jetë një shëtitje.

Tare do të ketë ende punë për të bërë, duke mbajtur në këmbë në sfond edhe alternativa të tjera luksi nëse nuk vjen Hojlund (gjithnjë njërin sy mbi Vlahovic). Por sytë edhe ndaj një goditje të dytë të kërkuar nga trajaneri livornez.

Max Allegri do të donte në fakt edhe një tjetër qendërmbrojtës për të qenë i mbuluar në repartin e prapavijës, që të kishte mundësinë për të luajtur me tre në varësi dhe – ndoshta – edhe t’i shtonte eksperiencë dhe cilësi mbrojtjes Rossonere.

Në këtë drejtim, ditët e fundit të merkatos mund të jenë vendimtare për kapjen në ajër të disa mundësive interesante.

Për momentin, qarkullojnë emrat e Okoli të Leicester, Kiwior të Arsenal, Ryan Flamingo të PSV, Comuzzo të Fiorentinës dhe Xhimshitit të Atalantës.

Profile të ndryshme e me kosto të ndryshme, Milani do të vlerësojë opsionin më të mirë për nevojat e tij.

Pa përjashtuar as ndonjë surpriza të mundshme dhe emra të rinj të orës së fundit.

Share This Article
Pa Komente