Tërbohet Djalli, merkato në flakë: një goditje e madhe në mbrojtje në horizont, Di Marzio tregon emrat

Mesa duket, kuqezinjtë nuk do të ndalen vetëm me Fullkrug: Tare dhe Allegri kërkojnë përforcime për ëndrrën scudetto, me një mbrojtës qendror si prioritet absolut dhe emra surprizë që shkundin merkaton...

Milanistat
5 Min Read

Milani ka zgjedhur të mos presë. Në një janar që për shumë klube përkthehet në pritje dhe llogari të kujdesshme, kuqezinjtë kanë shtypur gazin.

Dita e Niclas Fullkrug është vetëm kapitulli i parë i një merkatoje që po merr gjithnjë e më shumë formën e një ofensivë të mirëplanifikuar.

Teksa sulmuesi gjerman kryen vizitat mjekësore dhe përgatitet të vihet menjëherë në dispozicion të Massimiliano Allegrit, prapaskenat e Casa Milan janë të zjarrta.

Giorgio Furlani, Geoffrey Moncada dhe mbi të gjitha Igli Tare po punojnë pa ndërprerje për t’i dhënë trajnerit përforcimet e nevojshme për të ushqyer deri në kthesën e fundit ëndrrën scudetto.

Dhe sinjalet janë të qarta: pas sulmit, rradha i takon mbrojtjes.

Dita e Fullkrug dhe merkato që nuk ndalet

Zbarkimi i Niclas Fullkrug në Milano ka shënuar një moment të rëndësishëm për merkato-n kuqezi, por askush në selinë e klubit nuk e konsideron misionin të përfunduar. Përkundrazi.

Drejtori sportiv Igli Tare ka treguar se puna e tij nuk ndalet te sulmuesi. Objektivi është i qartë: t’i jepet Allegrit një skuadër sa më e kompletuar për pjesën vendimtare të sezonit.

Trajneri livornez ka qenë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me klubin. Ai e di se buxheti i janarit është i kufizuar, por njëkohësisht ka kërkuar ndërhyrje të sakta dhe funksionale: përveç një sulmuesi, të paktën një mbrojtës qendror dhe, nëse kushtet e lejojnë, edhe një mbrojtës i djathtë krahu, i aftë të përshkojë gjithë fashën.

Kërkesa konkrete, jo luks, por domosdoshmëri për të përballuar garën e gjatë dhe të lodhshme drejt titullit.

Mbrojtja, në qendër të projektit: alarmi dhe prioriteti absolut

Në repartin defensiv, Milani ka treguar herë pas here brishtësi, të diktuara nga dëmtime, forma e paqëndrueshme dhe mungesa e alternativave të besueshme.

Për këtë arsye, ndërhyrja në qendër të mbrojtjes konsiderohet prioritet absolut. Jo një eksperiment, por një profil që mund të hyjë menjëherë në rotacion dhe të ofrojë siguri.

Në javët e fundit janë përmendur shumë emra, por tani merkatoja po hyn në fazën e nxehtë. Arritur në këtë pikë, vjen konfirmimi i Gianluca Di Marzios, i cili ka hedhur dritë mbi pistat reale që po ndjek Milani. Dhe surprizat nuk mungojnë.

Di Marzio flet qartë: Skriniar, Dier dhe pista e fortë Gatti

Sipas Gianluca Di Marzios, Milani “tani duhet patjetër të bëjë një mbrojtës” dhe po analizon me kujdes se kush mund të lëvizë në formulë huazimi.

Emri i parë është Milan Skriniar, një profil që pëlqen shumë për nivelin dhe eksperiencën, por që duket i vështirë për t’u realizuar: kapiten i Fenerbahçes dhe figurë qendrore në projektin turk, largimi i tij në janar është pothuajse i pamundur.

Një tjetër pistë është Eric Dier, aktualisht te Monaco, ish-lojtar i Bayern Munich. Anglezi po rikthehet nga një dëmtim dhe përfaqëson një zgjidhje me përvojë të madhe ndërkombëtare, edhe pse me disa pikëpyetje fizike. Një opsion që Milani po vlerëson me kujdes, sidomos për formulën e marrëveshjes.

Por emri që ndez më shumë fantazinë dhe që Di Marzio e cilëson si “shumë të fortë me Allegrin” është Federico Gatti.

Mbrojtësi italian pritet të rikthehet nga dëmtimi dhe mbetet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e planeve të Luciano Spallettit.

Nëse Juventusi do të hapte derën, Milani do të ishte gati të vepronte menjëherë. Një operacion i ndërlikuar, por jo i pamundur, që do të kishte edhe një peshë simbolike të madhe.

Ëndrra scudetto dhe strategjia kuqezi: pak emra, shumë konkretësi

Mes kufizimeve financiare dhe ambicieve sportive, Milani po ndjek një linjë të qartë: pak lëvizje, por të menduara mirë. Asnjë shpenzim i çmendur, por profile që i shërbejnë drejtpërdrejt projektit të Allegrit.

Me Fullkrug, kuqezinjtë kanë shtuar peshë dhe alternativë në sulm. Me një mbrojtës të ri, synojnë të blindojnë prapavijën dhe t’i japin skuadrës ekuilibrin e nevojshëm për të luftuar deri në fund.

Merkatoja ende nuk ka nisur zyrtarisht, por sinjalet janë të forta. Milani është i gjallë, aktiv dhe ambicioz. Dhe kur Di Marzio konfirmon, zakonisht diçka e madhe është vërtet në lëvizje.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article