Tërbimi kuqezi ulet këmbëkryq San Siro! Nkunku show, Milani i Allegrit mbyll çështjen ‘Verona’ dhe i sheh rivalët nga lart

Nga ankthi i një pjese të parë të bllokuar te furia kuqezi në pjesën e dytë: Milani i Allegrit fiton bindshëm ndaj Veronës në javën e 17-të të Serie A 2025-2026. Pulisic zhbllokon ndeshjen në sekondat e fundit të pjesës së parë, pastaj shpërthen Christopher Nkunku me një paraqitje që shuan çdo dyshim dhe çdo zë merkatoje...

Milanistat
3 Min Read

Ndeshja në “Giuseppe Meazza” nis me ritëm të mirë nga të dyja skuadrat, por për njëzet minuta nuk prodhon emocione të mëdha. Milani rrit presionin në minutën e 20-të, kur Ruben Loftus-Cheek provon nga kufiri i zonës: devijimi i lehtë e çon topin vetëm pak jashtë shtyllës së portës së mbrojtur nga Montipò. Është sinjali i parë serioz.

45’ Milani shtyn dhe godet në fund

Në minutën e 28-të vjen shkëndija e dytë kuqezi: Rabiot shpërthen nga e djathta dhe kroson në qendër, ku Nkunku rrëshqet në tentativë për tap-in, por mbrojtja e Veronës arrin të mbyllë në këndore. Nga këndi pasues, Saelemaekers godet fluturimthi, por topi përfundon në tribunë.

Spektakli mungon, loja bëhet e copëzuar, me shumë faulle dhe polemika ndaj arbitrimit të Michael Fabbri. Verona provon një goditje të largët me Niasse në minutën e 34-t, por pa rrezik real. Kur gjithçka dukej se pjesa e parë do të mbyllej pa gola, vjen shpërthimi: në minutën e 46-të, nga një këndore e Luka Modrić, Rabiot devijon me kokë dhe Christian Pulisic, i pozicionuar në shtyllën e dytë, shtyn topin në rrjetë me të majtën. 1-0 Milan, goditje psikologjike perfekte.

Tërbimi Nkunku: penallti, dopietë dhe mbyllet ndeshja

Pjesa e dytë hapet me ndryshime te Verona, por skena i përket vetëm një lojtari: Christopher Nkunku. Në minutën e 48-të, francezi rrëzohet në zonë nga Nelsson dhe fiton penallti, të cilën e shndërron vetë në gol, duke dyfishuar rezultatin.

Milani fluturon dhe Nkunku është i pandalshëm. Në minutën e 53-të vjen edhe dopieta personale: Modrić provon një goditje të fuqishme nga distanca, topi përplaset në shtyllë dhe Nkunku, me instinkt dhe “uri” sulmuesi, e dërgon në rrjetë për 3-0. San Siro shpërthen.

Në dhjetë minutat pasuese, kuqezinjtë shkojnë pranë golit edhe me Rabiot, me De Winter (ndalur nga një pritje e madhe e Montipò) dhe me Loftus-Cheek, që godet vetëm pak jashtë. Verona përpiqet të riorganizohet me zëvendësime, por ndeshja është praktikisht e mbyllur.

Menaxhim, clean sheet dhe duartrokitje për francezin

Allegri fillon rotacionin: dalin Modrić dhe Loftus-Cheek, hyjnë Jashari dhe Fofana; më pas pushim edhe për Pulisic e Saelemaekers. Milani administron avantazhin, duke kërkuar të ruajë portën e paprekur, një obsesion i trajnerit.

Në minutën e 87-të Verona shënon me Orban, por goli anulohet për faull ndaj Maignan. Në minutat shtesë nuk ndodh më asgjë me peshë. Vërshëllima finale vulos rezultatin: Milan-Verona 3-0.

Një fitore e pastër, një pasdite e bukur në San Siro dhe, mbi të gjitha, një mesazh i fortë: Christopher Nkunku është këtu. Voci merkatoje të larguara? Ndoshta po. Milani, ndërkohë, buzëqesh dhe sheh përpara me më shumë besim.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article