Allegri ka folur tashmë, por marrëveshja është e vështirë, detajet
Sipas asaj që është zbuluar nga kolegët e të përditshmes së mirënjohur sportive La Gazzetta dello Sport, Allegri, që dje e kaloi pasditen në Casa Milan për të diskutuar me drejtuesit dhe për të vlerësuar situatën, flet shumë shpesh me Adrien Rabiot. Të dy kanë një marrëdhënie të shkëlqyer pas viteve të kaluara së bashku te Juventusi: karakteristikat e mesfushorit francez përputhen në mënyrë të përkryer me (jo) propozimin e lojës së trajnerit, dhe është ai “box-to-box” klasik që mund të jetë i nevojshëm për mesfushën.
Rabiot ishte një lojtar i lirë deri pak muaj më parë: pasi u largua nga Juventusi, nuk gjeti menjëherë një skuadër të re. Verën e kaluar pati disa zëra për Milanin, por kostot ishin shumë të larta dhe të tilla janë ende, të cilave, tani, i duhet shtuar edhe kosto e kartonit që i duhet paguar Marsejës. Vlerësa i lojtarit është 10.5 milionë sipas Gazzetta dello Sport, ndërsa paga është 3.5 milionë, por, falë bonuseve të ndryshme, mund të arrijë deri në 6 milionë. Është arsyeja se përse, pavarësisht këmbënguljes së Max, nuk është një akord i thjeshtë për t’u arritur. Prandaj, po kërkohen alternativa: pëlqehet Rovella i Lazios (por është krejtësisht i ndryshëm nga Rabiot), Guendouzi edhe ky i biancocelestëve dhe së fundmi Onyedika i Bruges, një emër i afruar me Rossonerët edhe në të kaluarën.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
