Klubi Rossoner po punojnë veçmas mbi të dy opsionet dhe bëhet fjalë për një skenar që nuk duhet përjashtuar plotësisht. Në atë pikë, Gimenez do të bëhej i treti i padëshirueshëm: cili do të jetë fati i Santit?
Dihej që do të ishte kutia e fundit, ajo ndoshta me e rëndësishmja, që do të mbushej dhe ja ku jemi. Milani në këto ditë do të duhet detyrimisht t’i ketë ide gjithnjë e më të qarta për emrin e qendërsulmuesit tjetër për të shtuar në skuadër. Ideja bazë ishte të pritej deri në gjysmën e dytë të gushtit, kur të mund të lindin mundësi tërheqëse që një muaj më parë nuk ekzistonin dhe kur raportet e forcës kontraktuale midis lojtarëve dhe klubeve shpesh ndryshojnë. Për Vlahovic, arsyetimi ka qenë gjithmonë pak a shumë ky: situata aktuale midis Dusan dhe Juventusit është shumë komplekse për të ndërhyrë vërtetë, por pas mesit të gushtit, kushtet mund të jenë padyshim më të favorshme.
PRITSHMËRITË – Ndërkohë, është ngrohur goxha edhe pista që çon në Manchester, te Hojlund që ka karakteristika të ndryshme nga Vlahovic, por mbetet një qendërsulmues i talentuar me një dëshirë të madhe për revansh pas një sezoni që nuk i përmbushi pritshmëritë. Përbashkësohen nga një sezon i kaluar ngjashëm, ku të dy kanë vuajtur shumë më tepër seç duhet dhe tani Milani po përpiqet të kuptojë se kë të sjellë në shtëpi. Njëra është një çështje shumë komplekse, tjetra sigurisht më e arritshme, por e vërteta është se Milanellos i pëlqejnë të dy. Ndoshta në shkallë të ndryshme, por të dy janë emra që e shtyjnë gishtin e madh të klubit lart. Atëherë, është pikërisht nga ky reflektim që lind ideja e çmendur: po sikur të vinin të dy?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
NDËRLIDHJET – E pra ne tonën e bëmë: kemi të bëjmë vërtetë një ide e çmendur, por që ndër shumë e shumë tifozë, rrethe sportive, madje edhe në brendi të klubit të rrugës Aldo Rossi e pëshpëritur, e që korrespondon me një platformë të mundshme pune në korridoret e Casa Milan. Që do të thotë, nuk bëhet fjalë për indicie strategjike, kjo është e qartë, por është diçka që nuk mund të përjashtohet a priori. Për të arritur në një përfundim të suksesshëm, është e qartë që disa gjëra do të shkojnë në vendin e tyre. Sidoqoftë, mbetet një sugjerim që nuk mund të hidhet poshtë, kështu, kot fare. E përkthyer: nëse në një farë momenti kushtet do të ishin vërtet të përshtatshme për ta bërë të mundur, klubi do ta merrte seriozisht në konsideratë. Skenari? Vlahovic, duke ia blerë përfundimisht kartonin dhe Hojlund, në huazim me mundësi blerje, d.m.th., opsionet e parashikuara tashmë nga Rossonerët “në punën tet a tet” që po njerëzit e merkatos Milan po bëjnë për dy bomberat (përfshirë një ulje domethënëse të pagës së serbit). Ky skenar, megjithatë, do të hapte një tjetër skenar: po me Gimenez çfarë do të bëhet? Pa Evropë, qendërsulmuesit e parashikuar nga projekti janë dy. Pra, – gjithnjë duke mbetur në fushën e zhvillimeve hipotetike – çfarë mund të ndodhte? Dy opsione: lojtari i kombëtares meksikane mund të shkonte për një vit i huazuar diku tjetër, gati për t’u rikthyer në varësi të rezultatit të aventurës së Hojlund te Rossonerët, apo një shitje edhe për të. Mirëpo opsioni i fundit, do të binte ndesh ndjeshëm me besimin e madh me të cilin Milani ka te Santiago Gimenez dhe te bindja që ka për meksikanin, si dhe përballë mundësisë për t’i dhënë një tjetër shans pas gjashtë muajve të parë ambientimi të vështirë.