Në letër, Leao–Pulisic është një dyshe që do të trembte çdo mbrojtje: shpejtësi, teknikë, fantazi, cilësi në një kundër një dhe instinkt për gol.
Një binom që ekziston më shumë në teori sesa në praktikë
Në praktikë, këtë sezon ata kanë luajtur shumë pak bashkë. Vetëm 1443 minuta në Serie A, një shifër që surprizon duke parë rëndësinë e tyre në lojën e Milanit.
Një fakt që mund të duket zhgënjyes, por që fsheh një tjetër të vërtetë: edhe pa qenë shpesh bashkë, Milani ka ditur të fitojë falë golave të tyre. Një herë njëri, një herë tjetri. Të ndarë në fushë, por të bashkuar në rezultatin final.
Shifrat nuk gënjejnë: Pulisic në krye, Leao vendimtar
Christian Pulisic është sot golashënuesi më i mirë i Milanit. Dhjetë gola dhe dy asistë në kampionat, shifra të arritura pavarësisht problemeve muskulore dhe shqetësimeve fizike që e kanë shoqëruar gjatë sezonit.
Edhe në fitoren e fundit në Cagliari, amerikani hyri nga stoli dhe ishte pranë golit në minutat finale, duke konfirmuar një gjendje forme në rritje.
Rafa Leao ndjek me shtatë gola dhe një asist. Ndoshta numra më të ulët se sezoni i kaluar, por me peshë specifike shumë të lartë.
Goli i fundit në Sardenjë ishte “i rëndë”, një nga ata që peshojnë më shumë se statistikat. Të dy, deri tani, kanë qenë titullarë së bashku vetëm një herë: në derbin e fituar 0-1, me gol vendimtar pikërisht nga Pulisic.
Një simbolikë që flet vetë.
Ide të reja në sulm dhe pritja për shpërthimin e madh
Me ardhjen e Fullkrug dhe me një Nkunku që, përjashtuar zërat nga Fenerbahçe, mund të rigjejë hapësirë dhe besim, Massimiliano Allegri vazhdon të punojë për të ndërtuar një Milan më të rrezikshëm në fazën ofensive.
Objektivi është i qartë: të gjejë mënyrën për ta bërë binomin Leao–Pulisic jo vetëm vendimtar në mënyrë të alternuar, por edhe dominues së bashku.
Dy lojtarë që tashmë janë thelbësorë, por që ende nuk kanë shfaqur plotësisht potencialin e tyre si dyshe.
Sfida e radhës kundër Genoas, të enjten në mbrëmje, mund të jetë një tjetër provë për t’i parë sërish bashkë nga minuta e parë.
Sepse Milani fiton edhe kështu. Por nëse Leao dhe Pulisic arrijnë të ndizën njëkohësisht, atëherë po, horizonti kuqezi mund të bëhet edhe më ambicioz.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
