Teza e narracionit të kundërt me punën e drejtuesve Rossonerë është se, pas çështjes Brown, nga drejtuesit e klubit nuk po shfaqet asnjë shqetësim në lidhje me objektivin e humbur.
E megjithatë…
E megjithatë, sipas kësaj teze, jashtë klubit, aty ku gumëzhin turma, leximi i narracionit të mësipërm është diametralisht i kundërt dhe ka një ndjenjë të ulët besimi. Ashtu si, siç po rritet dita-ditës edhe përshtypja se merkato e Milanit po ecën shumë ngadalë. Ambjenti Milan po lëviz mbi dy shina: në atë të ndjenjës popullore dhe atë që përjetohet në bunkerin e katit të katërt të selisë Rossonere. Mesazhi që po përçohet është se është gabim të quhesh Milan, apo ndryshe thënë, që në mes të një dueli, kushdo që të konkurron për një objektiv të shënjestruar prej teje me kohë, mund ta arrijë lehtësisht përpara.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Është thjesh një mendim, apo?…
Por faktet, gjërat që ndodhin, thonë edhe diçka tjetër: Ardon Jashari ka vazhduar të punojë veçmas sepse është në konflikt me Club Brugge dhe dëshiron Milanin me çdo kusht. Belgët kërkojnë një rritje oferte, ndërsa Milani nuk do që ta rrisë ofertën e tij prej 32 milionësh plus bonuset. Jashari kohët e fundit ka refuzuar edhe ofertën e West Ham.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani ankandin nuk e pranon. Për Ardon Jasharin në bazë të gjithçkaje është loja që Club Brugge po bën, duke rritur vazhdimisht çmimin, pas çdo oferte të Rossonerëve. Së pari, për të shitur xhevahirin e tyre, ata patën vendosur çmimin prej 32.5 milionë euro (një shifër që iu komunikua edhe njerëzve të merkatos së lojtarit, të cilët ia “transmetuan” Milanit) dhe më pas e rritën shifrën pasi morën një ofertë nga Anglia.