Rossonerët morën kryesimin, me meritë, duke mposhtur Fiorentinë e Piolit ish ‘on fire’, por edhe duke përfituar nga hapat falsë të Napolit të Antonio Contes, që u mund në Torino prej një goli të Simeones dhe të Romës së Gian Piero Gasperini, të mundur prej Interit të Cristian Chivu.
Djalli, pavarësisht situatës së tyre të vështirë, për shkak të mungesave të shumta, arriti të siguron fitoren dhe kreun e klasifikimit. Dhe e bëri falë një Rafa Leao të shkëlqyer, i cili më në fund e tregoi klasin e tij nëpërmjet një goli nga jashtë zonës dhe një penalltie që e transformoi në tri pikë.
Ishin minuta të një tensioni të lartë, me miliona tifozë që përpiqeshin të kuptonin se kush do të godiste drejt portës.
Me topin në dorë fillimisht u shfaq Youssouf Fofana, por më pas e mori Leao, që me një ftohtësi të frikshme dhe me vendosmëri mposhti De Gea, që vitin e kaluar, në Firence, pati pritur dy penallti.
Në këtë mënyrë, portugezi theu tabunë e penalltisë, duke i shmangur të gjitha kritikat që do ta kishin mbuluar në rast të kundërt.
Milan-Fiorentina, polemika pa fund: rossonerët gëzohen
Për Leao do të jenë disa ditë të qeta (më në fund), por polemikat nuk do të mungojnë. Kësaj here nuk ka të bëjë fare me portugezin, por mjafton të bësh një xhiro e të hedhësh një vështrim të shpejtë nëpër media, e veçanërisht ato sociale, për të kuptuar se sa shumë polemika po shkakton penalltia e dhënë pas një faulli ndaj Santiago Gimenez. Një polemikë të madhe kanë ngritur shumë veçanërisht Stefano Pioli dhe Pradè, të tërbuar.
Penalltia e dhënë Milanit, pasi Parisi pengoi meksikanin duke i vënë dorën në fytyrë, i ka bashkuar tifozeritë e tyre.
Mbështetësit e Interit, Napolit dhe Romës të gjithë po qajnë e po bërtasin për skandal. Të gjithë – të mbështetur prej disa moviolistëve ‘të famshëm’ – janë gati të tregojnë kuadrin e gabuar, atë ku nuk dallohet dora e mbrojtësit të Fiorentinës mbi fytyrën e Gimenez.
Duke e lumturuar në këtë mënyrë popullin Rossoner: ka nga ata që evidentojnë se si në të kaluarën janë dhënë penallti shumë më pak të dukshme, dhe të tjerë theksojnë se sulmi nga disa tifozeri është prova më e mirë që tregon se më në fund Milani është rikthyer.
Pastaj, është edhe një vend i parë për t’u shijuar. Një vend të parë që mungonte prej vitesh. Megjithatë, rruga drejt Scudettos, është vërtet e gjatë dhe për fat të keq nuk do të mungojnë episodet arbitrale që do të hapin diskutime të mëdha (pro ose kundër).
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
