Të gjithë e duan rinovimin e Mike Maignan dhe tani kjo është bërë një kërkesë jo vetëm nga tifozët, por edhe nga shokët e skuadrës.
Sepse kur edhe një futbollist i qetë, i sjellshëm dhe gjithmonë korrekt si Matteo Gabbia, i dërgon atë mesazh Maignan në Instagram duke i shkruar: “Të lutem!”, i shoqëruar nga një lutje, do të thotë se brenda grupit portierin francez e shohin si kapiten, si lider të dhomës së zhveshjes dhe në fushë, të rikthyer në nivele monstruoze.
Dinamika rreth rinovimit të ngrirë të Maignan dihet nga të gjithë; zgjedhjet pritëse dhe të dyshimta të dhjetë muajve më parë kanë qenë të dëmshme dhe sot, këtë aspekt Giorgio Furlani nuk mund të mos e marrë në konsideratë.
Igli Tare, me mençuri, ka theksuar paktin mes profesionistësh të arritur në verë me Majk, së bashku me Max Allegrin, për të mos hyrë nëpër deklarata që mund të devijonin në mënyrë të rrezikshme situatën.
Milani e di shumë mirë çfarë duhet të bëjë për ta rifituar Maignanin; tani mbetet për t’u parë nëse do ta bëjë apo jo.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ka marrë shtat nisma #mikerinnova, që duhet shoqëruar gjithmonë me emojin e lutjes për t’i treguar Maignan se i gjithë populli milanist është me të.
Polemikat e së shtunës mbrëma pas Milan-Lazio ishin vërtetë të lodhshme dhe të denja për baret më të shëmtuara të provincave.
Penalltia e kërkuar nga bardhekaltërit nuk ekziston në asnjë realitet të pajisur me logjikë dhe arbitri Collu, i thirrur nga VAR-i Di Paolo, i cili ka një listë të gjatë gabimesh kundër Milanit në fazën e check përpara ekranit, rivendosi legalitetin e fakteve edhe pse, në nivel komunikimi, gaboi sepse duhet të tregonte fillimisht faullin e bërë nga Marusic në dëm të Pavlovic dhe pastaj të shpjegonte pasojat e krahut jashtë pozicioni të serbit.
Në përgjithësi, këto nuk mund të tregohen kurrë si penallti, sepse afërsia midis goditjes dhe krahut është aq e vogël sa nuk mund të sjellë një sanksion kaq të rëndë.
Duket sikur jemi kthyer më 2019–20, kur çdo prekje me dorë sanksionohej menjëherë me një fërshëllimë arbitrale.
Por, askush nuk flet për bërrylat e Lautaros? Në derbi ndaj Gabbias gjithçka ok. Dje në Pisa, gjithçka ok. Beeeeh!
Por, duke u kthyer në fushë, ka një nervozizëm të përhapur ndaj një Milani cinik dhe kompakt, që fiton edhe pa Pulisic dhe me alarmin e mungesës së alternativave që rikthehet në çdo ndeshje.
Ka një ndjenjë që po fillon të ndjehet gjithnjë e më shumë, sepse askush nuk do të kishte vënë bast asnjë euro që Milani do të rindërtohej kaq solid nga Massimiliano Allegri dhe stafi i tij. Mirë, pra, ecim kështu.
Çështja Curva Sud, kapitulli i ri. Të shtunën mbrëma, pas vendimit që i tha “jo” edhe pankartës “Axum”, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja kontrolli, të vlefshme vetëm për Gate 14, duke e shndërruar kësisoj në një lloj bunkeri.
Përveç kontrolleve paraprake, tani në kangjellat e dedikuara për “sektorin e dytë blu” po vihet në zbatim procedura: kontrolli i duarve, kontroll trupor, një kontroll i dytë nga forcat e policisë që i bashkohet ndalimit të ndryshimit të emrit të biletës, a thua se në sektorët e tjerë të stadiumit të mos ekzistonte fare shitja e paligjshme.
Për më tepër, prania e mbi 30 steward-ëve me jelekë me drita për t’u dalluar, teksa në sektorë të tjerë… asgjë. Pamja ishte si ato të dritave të Krishtlindjes që vendosen nëpër ballkone gjatë festave.
Dhe pavarësisht kësaj, Curva vazhdoi të këndojë për skuadrën duke krijuar një atmosferë gjithmonë shtytëse. Mëkat që shumë grupe të organizuara nuk i janë bashkuar nismës për të mos vendosur pankarta. Vërtet mëkat.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
