Tare në luftë me kohën: goditja e madhe në minutën e fundit. Negociatat për një emër të madh të Premier League

Milanistat
3 Min Read

Numërimi mbrapsht i merkatos pothuajse po mbaron, por në casa Milan diçka po vlon ende. Pas humbjes djegëse kundër Cremoneses, ka ardhur një sinjal i qartë: reparti difensiv duhet përforcuar urgjentisht.

Drejtuesit Rossonerë, të vetëdijshëm për dobësitë e ekspozuara në fushë, kanë vendosur të ndërhyjnë për të sistemuar prapavijën. Një blerje e re e madhe duket e pashmangshme, por rruga kryesore, ajo që çon te një top player evropian, ka pësuar një ndalesë të fortë. Pavarësisht ambicieve të larta, gjetja e emrit të duhur po rezulton më e ndërlikuar se sa pritej.

Dështon Akanji, Milani i detyruar të ndryshojë strategji

Emri i parë në listën e Tares, ishte Manuel Akanji, qendërmbrojtësi i Manchester City, një profil ideal për shkak të përvojës dhe aftësisë së tij. Milan bëri një përpjekje serioze për të mbyllur operacionin, por përpjekja e tij hasi në rezistencën e klubit anglez.

Me zviceranin përfundimisht të pamundur, Rossonerët janë të detyruar të rikalibrojnë strategjitë e tyre, duke u përqendruar mbi zgjidhje alternative, por ende të besueshme.

Prioriteti mbetet i qartë: blerja e një qendërmbrojtësi për të qenë i gatshëm menjëherë që të luajë, i zoti për të ofruar ekuilibër dhe lidership. Vëmendja tani po spostohet mbi emra të tjerë që mund të përshtaten me parametrat Rossonerë.

Disasi, Fofana dhe Foyth: objektivat e rinj Rossonerë

Ndër opsionet që po vlerësohen aktualisht nga Igli Tare, spikat ai i Axel Disasi i Chelsea, klas 1998, , gjithnjë e më shumë në periferi të projektit teknik të Enzo Marescës. Profili i mbrojtësit franko-kongolez intrigon për shkak të fizikut dhe eksperiencës së tij ndërkombëtare.

Por nuk është emri i vetëm në listë: po monitorohen gjithashtu edhe Wesley Fofana, gjithnjë i Chelsea dhe Juan Foyth i Villarreal. Të dy përfaqësojnë alternativa të vlefshme për shkak nga karakteristikat dhe perspektivat e tyre. Me kohën që po shtrëngon dhe mbrojtjen për t’u sistemuar, Milani është i thirrur të marrë një vendim të shpejtë dhe të synuar për të shmangur mbylljen e merkatos me një repart të cunguar.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article