Gjatë viteve të fundit, Milani ka bërë disa gabime si në menaxhimin e lojtarëve, ashtu dhe në atë të të ardhurave që mund të vinin prej tyre dhe ardhja e një drejtori sportiv me eksperiencë ishte vendimtare.
Giorgio Furlani, Zlatan Ibrahimovic dhe Geoffrey Moncada nuk kishin qenë në nivelin e duhur. Angazhimi i Igli Tares kishte për qëllim reduktimin në minimum të këtyre gabimeve ose eliminimin (vështirë të jesh i pagabueshëm).
Merkato e fundit Rossonere u karakterizua nga operacione të shumta në hyrje dhe në dalle. Mund të thuhet se përgjithësisht, shitjet ishin të mira, me një përmirësim të dukshëm në mënyrën e punës krahasuar me vitet e kaluara. Meritë e Tares? Apo janë përmirësuar Furlani dhe të tjerët?
Ka versione të shumta mbi këtë tenë, si dhe mbi fushatën e fundit të blerjeve. Ka që e kritikojnë drejtorin sportiv, ndërsa të tjerë besojnë se në fund të fundit vendimet u morën nga CEO. Siç dihet mirë, te Milan ka një “grup pune”, ndaj vendimet duhet të jenë kolektive, edhe pse fjalën e fundit e ka Furlani, si CEO.
Milan, kritikat e kolegut ekspert
Gjatë këtyre javëve të fundit, klubi Rossoner ka marrë disa kritika edhe për bërjen e disa marrëveshjeve më shumë me agjentin Paolo Busardò, i njejti që asiston Samuele Riccin dhe që do të ishte i përfshirë edhe në negociata të tjera. Ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Furlanin.

Kolegu gazetari dhe eksperti i mirënjohur i merkatos, i Sportitalia, Alfredo Pedullà, ka publikuar një video të re në kanalin e tij YouTube ku ka shprehur një qëndrim kritik përsa i përket menaxhimit të merkatos Rossonere: “Çështja e drejtorëve që kanë më pak rëndësi se agjentët i përket botës së gjërave. Nëse ke një përgjegjësi dhe vjen dikush nga jashtë e të zë vendin, duhet të mendosh për dorëheqjen. Tashmë disa agjentë kanë më shumë peshë sesa një drejtor. Mendoj se në një klubi të madh si Milani, nuk ka ndodhur kurrë një gjë si si ajo që pamë verën e kaluar. Zotërinj si Busardò ndikojnë më shumë sesa drejtori sportiv”.
Eksperti beson se Tare e pa veten të anashkaluar nga Busardò, padyshim me miratimin e Furlanit: “Nëse drejtori sportiv merr Bonifacen dhe më pas vjen Nkunku, për të cilin trajneri thotë që duhet parë se ku ta vendosë… Këto gjëra te Milani nuk mund të ndodhin. E kuptoj pse Milani, që mund ta kishte marrë Taren që në mars, e mori tre muaj më vonë. Qartësisht nuk donte të merrnte një drejtor sportiv kur ai mund ta bënte vetë; Tare nuk ishte as e para, as e dyta, as e treta, e as e katërta zgjedhja… Derisa të mos vihet një vijë e qartë ndarëse midis agjentit dhe drejtorit sportiv, do të shkojë gjithnjë e më keq”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
