Tare, gati goditjen për Allegrin, vjen nga Anglia,: njoftimi ndez entuziazmin e tifozëve

Milanistat
3 Min Read

Indikacionet e marra nga nga paraqitjet e para sezonale të Milanit po konfirmojnë një rreshtim të ri taktik të Rossonerëve, shumë preçiz. Massimiliano Allegri, pas provave në miqësore dhe fitores kundër Barit në Kupën e Italisë, po konsolidon idenë e mbështetjes mbi një linjë mbrojtëse me tre mbrojtës qendrorë.

Nuk bëhet fjalë vetëm çështje numrash, por edhe asetin dinamik të skuadrës: njëri prej të treve, në posedim topi, zgjerohet nga krahu për t’i siguruar gjerësi dhe për të transformuar strukturën në diçka më të ngjashme me një mbrojtje me katër. Tomori e ka kryer tashmë në mënyrë efektive këtë rol kundër Barit dhe të njëjtën gjë mund të bëjë edhe De Winter në ndeshjet e ardhshme. Mirëpo, aktualisht Milani numëron vetëm katër qendërmbrojtës. Për të kompletuar repartin, nevojitet një blerje tjetër dhe me eksperiencë madje.

Rikthim në Serie A

Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e redaksisë sportive të të përditshmes britanike “The Standard”, emri në fletoren e Tare do të ishte Jakub Kiwior, mbrojtësi polak i Arsenalit. Ish Spezia, klas 2000, Kiwior është rikthyer në shënjestrën Rossonere pasi drejtuesit patën shprehur interes për të edhe më parë, në sezonet e kaluara. Porto ka lëvizur me vendosmëri, por Arsenali e refuzoi ofertën e parë të marrë në korrik.

Transferimi i mundshëm te Milani

Është Fabrizio Romano, një nga më të informuarit në merkaton evropiane, që ka konfirmuar lëvizjen e Milanit, por edhe kompleksitetin e operacionit: “Porto mbetet e interesuar për Jakub Kiwior pasi Arsenali e refuzoi një ofertë në korrik. Është gjithmonë lart në listën e Portos si mbrojtësi i ri qendror i saj, por Arsenali e konsideron një lojtar të rëndësishëm; nuk është një aferë e lehtë”.

Milani po e vlerëson me kujdes situatën, gati për të ndërhyrë në rast se klubi anglez apo vetë lojtari tregojnë shenja hapjeje.

Goditja e Tares

Kiwior e njeh mirë tashmë Serie A dhe mund të përshtatet pa shumë vështirësi. Përdorshmëria e tij e bën një lojtar të dobishëm në skenarë të shumtë: qendërmbrojtës të pastër, mbrojtës të majtë në një mbrojtje me katër apo krah i majtë në një mbrojtje me tre.

Milanit i duhen zgjidhje që t’i mundësojë skuadrës të transformohet gjatë ndeshjes, pa humbur ekuilibrat. Nëse negociatat vazhdojnë në binarë konkretë, do të jetë thelbësore gjetja e formulës së duhur, edhe në nivel financiar. Klubi dëshiron të kompletojë organikën pa tronditur llogaritë, por pa sakrifikuar cilësinë. Një zgjedhje precize, në përputhje me vizionin teknik të Milanit të ri.

Share This Article
Pa Komente