Tare e largon? “Lamtumirë Milan, po troket fort Premier League!”

Ndërsa Allegrit i duhet forca maksimale për garën e Scudetto-s, në zyrat e klubit të rrugës ldo Rossi po ndizen motorrët e merkatos: Tare punon pa pushim për përforcime, por një lamtumirë e bujshme duket e pashmangshme, ndërsa Premier League futet agresivisht në lojë. Rossonerët mund t'i thonë lamtumirë një figure të rëndësishme në skakierën e Allegrit qysh në dritaren e rradhës së merkatos: për kë bëhet fjalë?...

Milanistat
3 Min Read

Në një moment vendimtar të kampionatit, ku Rossonerët janë në betejë të hapur për kreun e Serie A, prapaskenat e merkatos po marrin zjarr.

MILAN NË LËVIZJE: MES SCUDETTO-S DHE “OPERACIONI JANAR”

Igli Tare është i përfshirë në një punë të ethshme: të sigurojë për Allegrin tre shtylla të reja — një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues.

Por çdo hyrje ka një dalje. Dhe te Milani, lëvizjet e daljes janë po aq të rëndësishme sa ato të ardhjes.

GIMENEZ, “RASTI I FTOHUR”: LOJTARI QË S’U BË KURRË I RËNDËSISHËM PËR ALLEGRIN

Emri më i nxehtë në listën e largimeve? Gimenez.
Meksikani, tashmë jashtë fushave për shkak të problemeve fizike, nuk ka arritur të gjejë një vend të rëndësishëm e as ritëm midis kuqezinjve. Nuk është çështje talenti, por përshtatja me kërkesat taktike të Allegrit ka qenë minimale.

Agjenti vazhdon të sigurojë se “nuk ka largime në dimër”, por realiteti i merkatos është shumë më pak romantik: Milani po e shtyn drejt një daljeje. Dhe Tare nuk po humb kohë.

NË SKENË HYN PREMIER LEAGUE: LEEDS BËN LËVIZJEN E PARË, WEST HAM PRITET TA PASOJË

Surpriza vjen nga Anglia. Leeds ka kontaktuar zyrtarisht Milanin për të sonduar disponibilitetin e Gimenez. Bisedimet janë në fazë paraprake, pa ndonjë ofertë konkrete, por sinjali është i qartë: përqendresa po zhvendoset drejt Premier League.

Në sfond, qëndron West Ham, i cili prej javësh monitoron situatën dhe mund të hidhet në sulm në çdo moment.

Milani pret, vlerëson dhe llogarit. Largimi i Gimenez do të hapte rrugën për afrimin e një sulmuesi që i përshtatet më shumë arkitekturës taktike të Allegrit.

JAVË VENDIMTARE PËR TAREN, GIMENEZ DHE MERKATON KUQEZI

Me dimrin që po afron, në Milanello askush nuk flet zyrtarisht, por lëvizjet janë të dukshme. Tare ka në dorë një operacion delikat: të ndërtojë një Milan më konkurrues për Allegrin dhe njëkohësisht të gjejë zgjidhjen e duhur për lojtarët që nuk kanë bindur.

Dhe mes tyre, në listë i pari është Gimenez.

Një lamtumirë që duket gjithnjë e më e pashmangshme. Dhe që, me shumë gjasë, do të shënojë fillimin e një merkatoje të ethshme kuqezi.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente