Revolucioni i merkatos Milanit ka nisur, fillimisht me shitje, me ato të mëdhatë (Reijnders dhe Theo Hernandez) e të tjerat në rradhë dhe goditjet e para të merkatos në hyrje (Modric dhe Ricci). Por, siç ju kemi përsëritur këto ditë, procesi i ristrukturimit të ekipit Rossoner sapo ka filluar. Në fakt, Tare është gati ta kthejë përmbys skuadrën e Milanit. Në axhendë – siç do ta shohim më vonë – do të ishin disa lëvizje të tjera në hyrje, por edhe shumë shitje të tjera të mëdha. Aq sa tërmeti i Rossonerëve në dalje mund të sjellë rreth 150 milionë euro të tjera në arkën Milan. Pa humbur më shumë kohë, le t’i shohim së bashku lojtarët që mund të largohen menjëherë nga projekti i ri teknik i Rossonerëve dhe vlera që ata pritet të sjellin:
- 5 milion
Terracciano - 8 milion
Colombo - 10 milion
Emerson R - 10 milion
Pobega - 10 milion
Adli - 15 milion
Bennacer - 20 milion
Chukwueze - 20 milion
Okafor - 25 milion
Thiaw - 25 milion
Musah
Këta pra do të ishin lojtarët që mund t’i thonë lamtumirë Milanit që në këtë seksion të merkatos verore: shitje për rreth 150 milionë euro, të ardhura që do të riinvestohen në merkaton hyrëse. Dhe, pikërisht në këtë drejtim, kini vëmendjen.