Surpriza Milan, supergoditje nga Atletico Madrid: njoftimi i bën tifozët të ëndërrojnë

Objektivi i madh i merkatos Milan, pas blerjes më të fundit Athekame, përqëndrohet tani mbi një qendërsulmuesi të ri, të madh, për Massimiliano Allegrin. Nevoja për të pasur një sulmues është bërë urgjente, për të kompletuar skuadrën para fillimit të sezonit

Milanistat
3 Min Read

Siç e dimë, rrugët e merkatos janë të pafundta, asgjë nuk kuptohet deri në momentin e fundit, duke ofruar mundësi të ndryshme, por objektivi kryesor mbetet gjetja e një profili të aftë për të garantuar gola dhe dinamizëm, elementë themelorë për atë që premton të jetë një sezon i gjatë dhe intensiv.

Drejtuesit Rosonerë po punojnë me zell dhe me kujdes të madh për të mos u gjendur të papërgatitur në ditët e fundit të negociatave.

Lëvizjet e Milanit për sulmin

Në krye të listës së dëshirave është Rasmus Hojlund, i konsideruar nga Igli Tare si opsioni ideal sulmues. Madje lojtari danez konsiderohet i shitshëm edhe nga Manchester United pas dy sezoneve nën pritshmëritë e kërkuara.

Negociatat midis klubeve bazohen në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje, por arritja e një marrëveshjeje për çmimin përfundimtar mbetet e ndërlikuar. Milani ofron menjëherë 5 milionë euro me opsion blerjen, të vendosur në 35 milionë, ndërsa klubi anglez do të donte ta rriste këtë shifër në 45 milionë euro. “Me 40 milionë mund të gjendet kompromisi i duhur për të mbyllur akordin”, lexohet në lajmet më të fundit.

Hojlund, fillimisht i vendosur të qëndrojë në Manchester pavarësisht mbërritjes së Benjamin Sesko, ka marrë një mesazh të qartë nga drejtuesit e Red Devils: nuk është pjesë e planeve të Ruben Amorim. Tani, hapja e tij ndaj Milanit ka krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me klubin Rossoner, që synon ta mbyllë akordin brenda ndeshjes së parë të kampionatit kundër Cremoneses më 23 gusht.

Gjithnjë në vëmendje

Duke qenë se me Hojlund është në pol position, Milani po i mban të hapura disa opsione të tjera për të mos u zënë në befasi. Emri i Dusan Vlahovic mbetet në sfond, edhe pse kushtet për transferimin e tij nuk janë përmbushur ende.

Një tjetër objektiv

Më konkrete duket pista Nikola Krstović, sulmuesi i Lecces, çmimi i të cilit është midis 23 dhe 25 milionë euro. Tifozët nuk janë veçanërisht entuziastë për këtë emër, duke qenë se po kërkohet një profil më shumë eksperiencë ndërkombëtare.

Sulmues me peshë

Kolegët e të përditshmes së madhe sportive La Gazzetta dello Sport kanë zbuluar gjithashtu edhe lajmin më të fundit që lidhet me merkaton rossonere për silmin. Bëhet fjalë për Alexander Sorloth, lojtarin norvegjez të Atlético Madrid. I blerë për 32 milionë euro në verën e 2024, Sorloth ka pasur një sezon pozitiv me 24 gola dhe dy asiste në 53 ndeshje. Çmimi i tij është rreth 25 milionë euro, por mosha (mbush 30 vjeç në dhjetor) mund të jetë një pengesë për investimin. Ekuilibri midis kostos dhe rendimentit mbetet një faktor kyç në lëvizjet e ardhshme Rossonere.

Share This Article
Pa Komente