Sulm personal ndaj ish bomberit kuqezi, Cassano: “Ai nuk dinte të luante futboll. Fenomenët ia pasonin topin dhe ai shënonte me kërci”

Milanistat
1 Min Read

Antonio Cassano nuk ka patur kurrë qime në gojë dhe gjatë pjesëmarrjes së tij në podkastin Muschio Selvaggio nuk ka bërë përjashtim. Ish fantazisti barez pati shprehur opinione të forta, veçanërisht për një nga sulmuesit më dominues në futbollin modern.

“Haaland, për mua, është një lloj fac-simile e Adrianos”, ka deklaruar Cassano. “Është një Ibrahimovic me shpejtësinë e Adrianos, edhe pse Ibra është më teknik. Le të themi që është një përzierje: pak Adriano, pak Vieri. Por unë vazhdoj të mendoj se njerëz si Benzema apo Lewandowski dinë të luajnë vërtet futboll. Haaland, sipas mendimit tim, jo”, ka thënë Cassano, gjithmonë skeptik mbi cilësitë teknike të sulmuesit norvegjez.

Cassano më pas e ka krahasuar Haalandin me një tjetër sulmues që ka shkaktuar polemika për stilin e tij të lojës: “Filippo Inzaghi nuk dinte të luante futboll. Bënte gjithçka në mënyrë të çrregullt, me shokë skuadre fenomenalë që i shërbenin topa që ai i fuste brenda – ndonjëherë me kërci, ndonjëherë me gjoksin e tij, madje edhe me krah. Numri një i çfarë, nuk dihet”. Fantantonio nuk ka pasur kurrë respekt të madh futbollistik për trajnerin aktual të Pizës.

Share This Article
Pa Komente