Vazhdon faza e afrimeve të Milanit në takimet e para zyrtare. Pas dy javësh kuqezinjtë do të nisin kampionatin në përpjekje për të gdhendur një vend kryesor, për të rinisur sfidën skudeto me rivalët e përhershëm të Interit, por edhe me Juventusit. Edhe pse, për kuqezinjtë, ka ende shumë punë për të bërë.
Punës që po bën në fushë Paulo Fonseca, i cili deri më tani ja ka dalë shumë mirë turneut të Shteteve të Bashkuara me dy fitore të çmuara dhe prestigjioze, përkatësisht me Manchester City dhe Real Madridin, me skuadrën në riorganizim e të mbushur plot me të rinj, që zbritën në fushë në ndeshjet e mësipërme, i shtohet edhe ajo e merkatos. Gjatë kësaj kohe që ka mbetur, Milanit do t’i duhet të bëjë një përshpejtim vendimtar në seancën e negociatave, për të qenë gati. Po, sepse edhe dy javë kanë mbetur nga fillimi i kampionatit me ndeshjen e parë kundër Torinos, si edhe rreth një muaj deri në fund të kësaj seance merkatoje. Pra duhet të nxitojmë.
Deri më tani, katrori i blerjeve në pasqyrën e merkatos Milan, është kufizuar vetëm te Morata dhe Pavlovic, edhe pse të dyja këto blerje janë të shkëlqyera. Është një Milan i cili, megjithatë, do të ketë nevojë edhe për ardhje të tjera për të qenë vërtet i kompletuar dhe konkurrues. Sigurisht që drejtuesit do ja plotësojnë dëshirat Fonsekën me blerje të rëndiësishme, të cilat megjithatë do të kalojnë përmes edhe shitjeve të shumta.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Zëri ‘shitje’ do të ketë një rëndësi të caktuar, duke pasur parasysh nevojën për të krijuar vend në skuadër, por edhe për të arkëtuar shuma që të riinvestohen në merkaton hyrëse. Sidoqoftë, është një shitje e mundshëm në horizont, e cila është refuzuar qartësisht nga tifozët.
Në shitje janë jo vetëm lojtarët e ekipit të parë, por edhe të rinj, të cilët mund të dërgohen në huazim. Njëri prej tyre do të ishte Mattia Liberali, për të cilin kanë shfaqur interesim disa klube të Serie B. Por Milani po ndryshon mendim për të.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Huazimi në kampionatin kadet mund të ishte një alternativë për të qëndruar te Milan Futuro, ku ai do të ishte një nga yjet e skuadrës. Por në realitet Fonseca, duke e stërvotir në ekipin e parë, ka zbuluar një lojtar shumë premtues.
Anësori sulmues me shumë talent, protagonist në Evropianin Under 17 vjeç të fituar nga Italia në pranverë, shkëlqeu edhe në miqësoret kundër City dhe Real Madridit. Dhe me ‘Blancos’ ka dhuruar edhe asistin e fitores. Kjo është arsyeja pse trajneri do ta mbante me kënaqësi në skuadër dhe tifozët janë dashuruar me të që në shikim të parë.