MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Sot është dita e tij: vizitat mjekësore dhe firma, Milani mirëpret blerjen e re
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Sot është dita e tij: vizitat mjekësore dhe firma, Milani mirëpret blerjen e re

By
Milanistat
12.08.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Milani ka boërë goditjen tjetër të rradhës. Klubi kuqezi vazhdon në fushatën e tij të përforcimeve pas një fillimi të ngadaltë. Afera e parë, u nënshkrua menjëherë pas përfundimit të Evropianit me Alvaro Moratën, i cili u bë futollisti i ri i Djallit. Megjithatë, spanjolli zbarkoi në Milano vetëm këto ditë pas një pushimi të merituar. Në Milanello pretendojnë se ai tashmë është i gatshëm për fillimin e sezonit dhe do ta shijojmë nesër, në San Siro, për Trofeun Berlusconi.

Do të vinte edhe goditja e dytë e verës, me një farë Pavloviç që mbushi boshllëkun e mbrojtjes, me mungesën e qendërmbrojtësit mëngjërash në skuadër. Vendim e titullarit do ta luajë me Matteo Gabbia, Pierre Kalulu, Fikayo Tomori dhe Malick Thiaw. Por merkato Milan sigurisht që nuk përfundon këtu.

Pas një zvarritjeje të gjatë, në fakt, klubi kuqezi arriti të verë duart mbi Emerson Royal. Tottenhami efektivisht iu dorëzua kushteve të Djallit, duke lejuar shitjen e brazilianit për një shumë prej rreth 15 milionë eurosh plus bonuset. Mbrojtësi anësor i pati thënë po Milanit pak kohë më parë dhe mbizotëroi vullneti i tij.

Kështu pra, Emerso Royal mbërriti në Milano të dielën në mbrëmje, duke zbritur në aeroportin Linate rreth orës 22:00. E mirëpritën madje edhe disa tifozë. Lojtari i buzëqeshur, i shoqëruar nga familjarët e tij, shkuar më pas menjëherë në hotel.

Kështu merr udhë procesi që në mëngjes që do ta çonte lojtarin për të hedhur firmën në kontratë. Më 8.30 u paraqit në klinikën La Madonnina për ekzaminimet mjekësore rituale, më pas do të bëjë një rrugë për në qendrën Ambrosiano për të marrë dritën jeshile të përgjegjshmërisë sportiv, përpara se të transferohet në Casa Milan për të nënshkruar përfundimisht kontratën që do ta lidhë me Djallin. Një marrëveshje për katër sezone, me opsion edhe për një të pestë, pak më pak se tre milionë euro neto në vit.

Gjatë orëve në vijim do të ketë edhe një prezantim për shtypin dhe nuk përjashtohet që mbrojtësi anësor, i cili ka vendosur të veshë fanellën me numrin 22, të jetë për herë të parë në San Siro bashkë me Pavlovic dhe Alvaro Moratën për përqafimin e parë me tifozët e tij të rinj.

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?