Milan vazhdon të përgatitet për sezonin e ri që po afrohet me ndeshje miqësore të rëndësishme (Leeds dhe Chelsea), por ndërkohë, Tare me njerëzit e tij të merkatos po punojnë për të siguruar goditje të reja dhe shumë të rëndësishme në merkato për të kompletuar prganikën në dispozicion të Allegrit.
Mbyllur më në fund telenovela e verës Jashari, tani Milani po përqendrohet mbi objektiva të tjerë të rëndësishëm në merkato.
Goditja e parë është padyshim mbrojtësi i djathtë. Tare ka identifikuar 20-vjeçarin zviceran Zachary Athekame, për të cilin do të donte ta mbyllte akordin brenda kësaj jave.
Megjithatë, orët po kalojnë dhe misioni nuk po duket dhe aq i lehtë, edhe pse ndërkohë do të kishte ndërhyrë një klub francez që i ka ofruar Young Boys më shumë sesa Rossonerët.
Megjithatë Djalli mbetet optimist, veçanërisht duke pasur parasysh pëlqimin total nga ana e Athekame, i cili dëshiron vetëm Milanin. Por është edhe një front i dytë që po bëhet shumë i nxehtë gjatë orëve të fundit, për të cilin është folur në detaje në Sky Sport.
Milan, ja goditja e madhe e merkatos: më të fundit live në Sky
Padyshim që po flasim për blerjen e madhe të planifikuar për sulmin Rossoner. Dy emrat në lojë janë gjithmonë Dusan Vlahovic (i preferuari i Allegrit) dhe Rasmus Hojlund (i përkëdheluri i Tares gjatë këtyre orëve). Në këtë drejtim, njërin sy mbi lajmet e fundit të raportuara nga gazetari i njohur Peppe Di Stefano drejtpërdrejt në Sky Sport.
“Është gjithmonë ky balotazh midis Vlahovic dhe Hojlund. Por sot danezi mund të jetë njeriu i duhur në momentin e duhur, veçanërisht pasi vetëm pak orë më parë Manchester United zyrtarizoi blerjen e Sesko. Hojlund e njeh Serie A dhe është perfekt për parametrat e një fondi si RedBird.
Sa i përket pagës, ish Atalanta do të përfitonte rreth gjysmën e asaj që do të përfitonte Vlahovic. Nga sa na rezulton, Hojlund është aktualisht emri më i kërkuar në shënjestër të Milanit. Dhe, nga ajo që kam perceptuar duke jetuar në botën Rossonere, ndjesia është se nuk kërkojnë ta mbyllin çështjen e sulmuesit në fund të merkatos siç ka ndodhur vitet e tjera.
Ideja e Milanit është të përpiqet të mbyllë për qendërsulmuesin e ri që javën e ardhshme”. Pra, kujdes me kohët: Tare së shpejti mund të bëjë lëvizjen vendimtare për sulmin.