Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e Sky Sport, ditët e fundit ka pasur disa kontakte mes Milanit dhe Romës në lidhje me Tammy Abraham, qendërsulmuesin anglez që është në largim nga klubi i verdhekuqve. Pavarësisht interesimit të kuqezinjve, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi të tretë, ende nuk është arritur një marrëveshje.
Kjo për shkak se Milani dëshiron të përfshijë në marrëveshje Luka Joviçin si dhe një lojtar tjetër të kuqezinjve. Një hipotezë që për momentin nuk ngroh e ngroh Romën, e cila ka ide të tjera. Milani vijon me kërkimin e tij për dy sulmues (njëri është Morata) dhe për këtë arsye diskutimet me klubin kryeqytetas mund të rimarrin hov gjatë ditëve në vijim.