Po e nis filloj me Simiç dhe jo me Moratën, aferwn e sapopërfunduar. E bëj sepse për Moratën tashmë dimë pothuajse gjithçka dhe dimë edhe se ai nuk do ta zgjidhë plotësisht problemin e zëvendësuesit përfundimtar të Giroud dhe Ibrës përpara tij. Po e nis me Simiçin jo për t’u marrë në mënyrë të detajuar me çështjen e këtij djaloshi që bëri një debutim të madh me një gol të bukur e për t’u zhdukur më pas nga radarët me Piolin, pa asnjë shpjegim. E nis prej tij sepse sipas lajmeve të merkatos është afër shitjes (ndoshta në Belgjikë) për një shumë modeste (dëgjoj të flitet për rreth 3 milionë euro). Kërkova shpjegime dhe më thanë se me ndoshta kjo zgjedhje ishte rezultat i një gjykimi teknik për djaloshin që nuk e mbajti nivelin e lartë dhe që sigurisht u “parakalua” nga rikthimi i Gabbias në ekipin e parë si dhe nga ardhja e afërt e një përforcimi tjetër në atë repart. Ndëkaq, ai, Simiç, e shihte me neveri luajtjen në Serie C, me Milan Futuro dhe donte ekipin e parë. Nëse dikush ka gabuar në gjykimim teknik, do të duhet që të kujtohet në kohën e duhur. Por, nuk është kjo ajo që dua të nxjerr në pah. Diskutoj mbi nevojën për të kompletuar menaxhimin e ri sportiv të Milanit. A është e mundur që klubi të mos ketë një marrëdhënie kaq konfliktuale me agjentët (jo të gjithë, sigurisht, pasi disa është më mirë të mbahen larg zyrave të Casa Milan?) Por, po flas në përgjithësi, sigurisht. Dhe për mendimin tim ky është një boshllëk që duhet plotësuar. Sigurisht jo nga Ibra që është aty për zonën teknike e që përfaqëson pronarët dhe nuk ulet në tavolinë me askënd.
Samarxhiç – Dhe këtu kapitulli i dytë lidhet me lajmet për sondazhin për Samarxhiç. Nuk po diskutoj vlerën e lojtarit që nuk më duket se ka luajtur edhe aq shumë si titullar i Udinezes, e shtrënguar të shpëtonte vetëm ditën e fundit të kampionatit. Diskutoj profilin e Samarxhiç, të babait me prokurë, që shoqërohet me një avokat, përdorimin në të kaluarën të një ndërmjetësi të përgënjeshtruar më vonë (negociatat me Interin), me pak fjalë po ecet në një rrugë të rrëshqitshme. siç ka ndodhur tashmë me Thuram dhe me mbi të gjitha me Taremin (të dy objektiva të Milanit fillimisht të përfunduar më pas tek zikaltrit). Këta tipa (si në rastin e agjentit të Zirkzee) duhen lënë aty ku janë: për ta kujdeset Manchester United! Edhe sepse ardhja e pamundur e Samarxhiç do të nënkuptonte heqjen dorë, për shembull, nga një mesfushor tjetër, Rabiot, i cili do të ketë një komision edhe më të pasur (për Madame Veronique), por karakteristikat e të cilit (karriera dhe karizma) janë shumë më të dobishme se djaloshi (22 vjeç) i Udinezes që ndër të tjera do të bëhej një bubël i Loftus Cheek. Për të përforcuar llogoren e mesfushës për hir të së vërtetës ne na duhet dikush si Fofana dhe këtu nuk po zëvendësoj ata që bëjnë merkato, por është e qartë se negociatat deri në rraskapitje ia vlejnë në qoftëse arrihet qëllimi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>