“Kush është i kujdesshëm dhe i duruar me një armik që nuk është, do të jetë fitimtar”. Duket se krerët e Milanit e kanë studiuar mirë traktatin më të rëndësishëm të strategjisë ushtarake të shkruar nga Gjenerali dhe Filozofi Sun Tzu. Mirëpo, nuk e di pse por më ishte krijuar iluzioni se kjo mënyrë të menduari ishte arkivuar, kur, brenda pak ditësh, u mbyll negociata me Igli Taren dhe në pak orë ajo me Massimiliano Allegrin. Në fakt u ringjall sërish qysh prej negociatave të para, si hyrëse ashtu edhe dalëse, me rrezikun e bazuar mirë, duke parë eksperiencat e mëparshme, që më 7 korrik, trajneri livornez, në ndeshjen e parë parë stërvitore të Milanist të tij të ri, do të duhet të nxjerrë një skuadër me: në portë Sportiellon, në mbrojtje Emerson Royal, Tomori, Gabbia (ose Thiaw) dhe Terracciano. Në mesfushë Bondo dhe Fofana, në treçerek Chukwueze, Loftus-Cheek, Pulisic dhe në sulm Camarda. Këta janë pra, të dashur miq.
Kanë mbetur më pak se tre javë deri në ditën e grumbullimit, por ofertat e para janë shumë larg kërkesave të Bayer Leverkusen për Xhakën apo Valencias për Guerra. Mirëpo një i mençur mund të kujtojë edhe se në qershor 2010, Milani pati blerë vetëm Yepes dhe Amelia në një periudhë respektive, për ta mbyllur më pas me Robinhon dhe Ibrahimovicin. Pra, pse të mos ëndërrojmë që, pas reflektimeve të zakonshme, fushata përforcuese mund të ofrojë lojtarë që të formojnë përzierjen e duhur midis të rinjve dhe ekspertëve me përvojë me qëllim fitimin e Scudettos. Sepse objektivi, pa Kupat nëpër këmbë, është dhe duhet të jetë të sjellim në shtëpi Yllin e Dytë në mënyrë që tifozët më pak të rinj të kujtojnë ato ndjesi të përjetuara në një të diel maji, kur Milan-Bologna, nën drejtimin e z. Menicucci nga Firence, përfundoi 0-0, duke i dhënë aritmetikisht Scudetton rossonerëve.
Sepse kam ende edhe një hapësirë bosh mbi një mur në shtëpinë time, pranë fotos festive të fitores së Yllit të parë.
Po vrapoj shumë larg, ë? Merkato e futbollistëve në thelb të kujton një ankand kuajsh. E sheh të kalojë me një lëkurë të shndritshme, një pamje kampioni krenar dhe papritmas imagjinata jote vrapon largë, shumë larg… Sheh të hyjë në fushë një djalosh me flokë të lëmuar, një buzëqeshje të qetë, muskuj të sforcuar mirë, dhe papritmas mendja jote vrapon drejt një porte dhe një topi në rrjetë e ku ti duartroket me gëzim, shumë gëzim, brohoret e këndon plot lumturi.