Si do të quhet San Siro i ri: një zgjedhje prej 30 milionësh në sezon

Milan dhe Inter në kërkim të naming rights për stadiumin e ri: ka dalë tashmë emri i parë që mund t’u garantojë klubeve disa dhjetra milionë çdo sezon

Milanistat
2 Min Read

Vetë pak kohë më parë, Milani dhe Interi përfunduan blerjen e stadiumit San Siro dhe ndërkohë të dy klubet po lëvizin tashmë në një front të përbashkët strategjik: në kërkimin e një partneri komercial për naming rights.

Objektivi është identifikimi i një markë ndërkombëtare në gjendje për ta lidhur emrin e saj me stadiumin e ri, me një investim prej më shumë se 20 milionë eurosh në vit.

Një lëvizje thelbësor për të rritur të ardhurat dhe për të konsoliduar qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Stadiumi i ri Milan dhe Inter, si do të quhet: hipoteza e parë

Sipas asaj që kanë zbuluar kolegët e të përditshmes së madhe sportive Gazzetta dello Sport, pronarët RedBird dhe të Oaktree synojnë ndërtimin e një model të fortë biznesi të bazuar në tre shtylla kryesore: rilindjen e zonës ku më parë shtrihej Meazza, ndarjen e stadiumit midis dy klubeve me famë botërore, si Milan dhe Inter dhe firmës arkitektonike të Foster + Partners dhe Manica, dy studio të mëdha ndërkombëtare. Në këtë fazë të parë, po grumbullohen shprehjet e interesit nga ana e sponsorëve potencialë dhe midis kompanive të interesuara është Generali, një prej grupet të sigurimeve më të mëdha dhe të të rëndësishme në Evropë dhe prej vitesh i lidhur me botën e sportit.

Përcaktimi tani i vlerës së akordit është kompleks, por krahasimi me operacione të tjera ofron një parametër të dobishëm.

Juventusi, më 2020,  ka firmosur një kontratë dhjetëvjeçare me Allianz, me vlerë prej 103 milionë eurosh në total, me një shumë vjetore të vlerësuar midis 7 dhe 10 milionë euro.

Ndërsa Milan dhe Inter, synojnë një ekspozimin mediatik global që mund ta çojë vlerën e naming rights në 25-30 milionë euro për sezon.

Akordi, ende në fazat e tij fillestare, do të jetë një nga arritjet më të rëndësishme të projektit të stadiumit të ri, i destinuar ta transformojë futbollin milanez duke filluar nga 2031.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente