Si do të jetë San Siro i ri? Çfarë dimë, çfarë mund të imagjinohet

Nuk ka akoma një projekt të mirëfilltë për stadiumin e ri Milan në San Siro, duke qenë se studimet nga Lord Norman Foster dhe David Manica do të duan pak kohë për t'u përfunduar, por disa ide tashmë mund të hipotetizohen. Ja referencat, modelet dhe karakteristikat

Milanistat
3 Min Read

Po përpiqemi tani të kuptojmë se si mund të jetë stadiumi i ri i përbashkët që Milani dhe Interi do të ndërtojnë në San Siro, përkrah impiantit aktual Giuseppe Meazza, i cili do të shembet pothuajse tërësisht pasi të përfundojnë punimet.

Stadiumi i Ri Milan-Inter, në San Siro, karakteristikat e mundshme dhe modelet referuese

Është shumë herët për të pasur detaje, duke qenë se projekti, i besuar studiove arkitekturore Lord Norman Foster dhe David Manica, do ta shohë dritën muajt e ardhshëm. Megjithatë, diçka mund të kuptojmë nga DocFap, Dokumenti i Fizibilitetit të Alternativave Projektuese, të cilin klubet ia paraqitën Këshillit të Qytetit në mars të këtij viti.

Qartësia e parë në lidhje me formën e stadiumit të ri Milan-Inter: do të jetë oval. Do të zhduken trarët e mëdhenj të kuq që karakterizojnë impiantin aktual dhe i japin atij formën drejtkëndore karakteristike. Stadiumi i ri do të ketë 71,500 vende në dy unaza. Çatia nuk do të jetë e lëvizshme dhe, me shumë mundësi, nuk do ta mbulojë të gjithë fushën.

Të paktën 80,000 metra katrorë gjelbërim do t’i rikthehen si pronë qytetit

Të gjithë seksionet e stadiumit do të kenë hapësirë për spektatorët me aftësi të kufizuara. Milani, vitet e kaluara, ka patur si referim kryesor stadiumin e ri të Tottenhamit në Londër. Impianti që do të lindë me Interin mund të marrë frymëzim nga kjo ide. Megjithatë, sigurisht nuk do të ketë një fushë të lëvizshme me bar. Një tjetër referencë mund të jetë Wembley i ri, i dizajnuar nga Foster në bashkëpunim me Populous.

Pastaj, rëndësi të madhe do të kenë zonat tregtare, ashtu si dhe zonat hospitality në stadium. Impianti i ri do të ngrihet mbi një podium, në brendi të të cilit do të ketë restorante dhe dyqane. Jashtë, përpara tribunave, do të jenë muzetë dhe dyqanet e klubeve. Në krejt zonën do të ketë shumë gjelbërim (të paktën 80,000 metra katrorë do t’i kthehen Komunës së Milanis pas përfundimit të punimeve), zyra (43,000 metra katrorë), hotele (20,000 m2) dhe vende parkimi (15,000m2).


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente