Fitorja e katërt rradhazi dhe Kupa e parë e sezonit. Një trofe veçanërisht i ndjerë nga populli kuqezi, ai i dedikuar Presidentit “të tyre”, Silvio Berlusconit. Ky është lajmi.
Por, pas këtij suksesi 3-1 ndaj Monzës, çfarë gjejmë? Para së gjithash, që më i miri në tokën amerikane u rikonfirmua edhe në San Siro, Alexis “Salamandra” Saelemaekers, i cili shkaktoi edhe autogolin brianzol dhe frymëzoi manovrën sulmuese të pjesës së parë. Mirë edhe shumë i kritikuari Calabria, dhe i zakonshmi Leao. Në pjesën dytë, Reijnders dhe Bennacer ishin efikasë në detyrën e dyfishtë të kontrollit dhe organizimit.
Ajo që akoma shqetëson, dhe e nënvizoi edhe Pauio Fonseca në fund të ndeshjes, është faza e mosposedimit. Goli i Monzës, i Daniel Maldinit, dhe topi që Mariç preku fare pak jashtë zonës së rreptësisë na kujtuan vështirësitë në planin e filtrit të skuadrës. Në këtë kuptim nuk shihet ende dora e trajnerit portugez. Tashmë, kanë mbetur katër ditë punë dhe më pas fillimi i sezonit me siguritë dhe ende me disa dyshime, të cilat ndoshta blerja e Fofana do të mund t’i fshijë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Meqë ra fjala, le të hapim një faqe tjetër.
FANTAMERKATO KAPITULLI 1
E mërkurë, 29 gusht, ora 15:15. Kati i katërt i Casa Milan. Zyra e Administratorit të Deleguar, Giorgio Furlani. Bie zilja e telefonit.
“Alo. Jam Giorgio Furlani. Kush po flet?”.
“Bonjour. Jam zonja Veronique Rabiot.”
“Ah, mirëmëngjes. Më thuaj, zonja Rabiot”.
“Do të flas shkurt, Dr. Furlani. Kemi gjetur një zgjidhje që e kënaq Adrien më shumë në planin teknik dhe profesional sesa në atë ekonomik. Ai do të ishte i lumtur të luante Champions League në një klub prestigjioz si Milani. Mund të jeni të interesuar të mësoni më shumë për këtë çështje?”.
“Epo, Adrien, zonjë, është një lojtar i madh. Por është, siç mund ta imagjinoni, pak jashtë parametrave tanë për sa i përket pagës. Dhe pastaj ndoshta edhe komisionet…”.
“Jemi shumë të hapur për çdo zgjidhje…”.
“Ne rregull. Po flas me bashkëpunëtorët e mi dhe do t’ju kthej një përgjigje. Mirupafshim, zonja Veronique”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
FANTAMERKATO KAPITULLI 2
E mërkurë, 29 gusht, ora 15:15. Kati i katërt i Casa Milan. Zyra e Administratorit të Deleguar, Giorgio Furlani. Bie zilja e telefonit.
“Alo. Jam Giorgio Furlani. Kush po flet?”.
“Buongiorno. Sono l’assistente di Florent Ghisolfi della Roma“.
“Mirëdita. Jam asistenti i Florent Ghisolfit te Roma”.
“Ah, mirëmëngjes. Më thuaj!”.
“Do të doja të flisja për Tammy Abraham. Jemi dëgjuar, juve ju kujtohet, disa javë më parë. Lojtari e ka konsideruar gjithmonë Milanin si një nga dëshirat e tij të para për vazhdimin e karrierës. Është mik me Fik dhe edhe ne do të donim të flisnim rreth mundësisë së një negociate me ju”.
“Epo, ka mbetur edhe fare pak nga fundi i merkatos. E kemi mbyllur buxhetin tonë. më vjen keq!”.
“Por eventualisht mund ta gjenim një zgjidhje. Ndoshta një huazim…”.
“Do ta flas për këtë me bashkëpunëtorët e mi dhe do t’ju them nëse mund të ketë hapje”.
Giorgio Furlani e mbyll bisedën dhe formon numrin e Geoffrey Moncada.
“Geof, a mund të vish në zyrën time të lutem?”.
Pas pak hyn drejtuesi francez. Giorgio Furlani i shpjegon përmbajtjen e telefonatave të bëra.
“Çfarë mendon?”, pyet AD.
“Nëse e njoh pak historinë e Milanit, më kujtohet që edhe në të kaluarën, në fund të afatit të merkatos, lindnin disa mundësi. Një mbi të gjitha ai i Rivaldos që sinqerisht nuk dukej i nevojshëm në atë skuadër. Megjithatë Silvio Berlusconi nuk pati dyshime. Ishte kampion, e morën dhe fituan. Unë do ta provoja, edhe sepse janë ata që na kanë kontaktuar”.
“Dy të huaj të tjerë. Po lista UEFA?”.
“Janë dy kampionë që na ndihmojnë të fitojmë, që plotësojnë një skuadër edhe kështu shumë e fortë, me blerjet e Moratës, Pavlovic, Emerson Royal dhe Fofana * Le ta nisim duke i marrë. Për listat mendojmë më vonë”.
“Hai ragione, Geoffrey. Lavoriamoci!”.
“Ke të drejtë, Geoffrey. T’ia nisim punës!”.
Dhe Milani bëhet edhe më i fortë!
*nuk dua as që të mendoj që më 30 gusht Fofana nuk do të jetë ende një lojtar i Milanit!