Humbja në Zagreb kundës Dinamos ishte një goditje e madhe për Milanin në të gjitha këndvështrimet. Dështimi për të arritur drejtpërdrejt në fazën e të Tetave të Finales e detyron skuadrën e Sergio Conceicaos të luajë dy ndeshje të tjera në shkurt, në atë që do të jetë një program edhe më i ngjeshur. Për më tepër, është një humbje që i çoi kuqezinjtë në pjesën më të keqe të tabelës, në të cilin shorti do të mund t’i kishte përballur me Interin apo Arsenalin në të Tetat.
Një shëtitje në Holandë për Milanin
Megjithatë, kuqezinjtë do të përballen me Feyenoord në këtë play-off të Champions League. Asnjë derbi italian pra, me Juventusin, i cili do të përballet me PSV Eindhoven. Lajmi tjetër është se të dyja skuadrat, nëse kalojnë në turin tjetër, mund të përballen me Interin në turin tjetër. Me pak fjalë, një shëtitje në Holandë për kuqezinjtë, të cilët, sipas një kthese të fatit, do të luajnë pikërisht kundër skuadrës me të cilën po zhvillohen negociatat aktualisht për Santiago Gimenez, qendërsulmuesin e përzgjedhur për të tashmen dhe për të ardhmen e kuqezinjve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>