MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Shmanget katastrofa, afrohet kualifikimi: një Milan që s’ia vlen të rishihet, por që në fund e mbyll me një trigolësh
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Shmanget katastrofa, afrohet kualifikimi: një Milan që s’ia vlen të rishihet, por që në fund e mbyll me një trigolësh

By
Milanistat
26.11.2024
5 Min Read
Share
SHARE

E rëndësishme është janë sjellë në shtëpi tre pikët, që na afrojnë objektivin minimal të playoff-it dhe që mbajnë gjallë shpresën për të hyrë direkt në fazën e të Tetave të Finaes së Champions League. Por fitorja 2-3 ndaj hirushes së Champions League duhet të na bëjë të reflektojmë. Të zhytur në rezultatin 1-1 deri në minutën e 68-të, kuqezinjtë ishin të pazotët, pasi kishin pësuar golin e barazimit, të reagonin duke dhënë përshtypjen se mund t’i dhuronin një mbrëmje historike Slovan Bratislavës, në debutimin e saj në Champions League e që përpara se të përballej me Djallin kishte arritur rezultatet e mëposhtme: zero pikë, 2 gola të shënuar dhe 15 të pësuar. Madje as kundër skuadrave të ndonjë niveli të lartë, sepse Celtic, Girona dhe Dinamo Zagreb nuk mund të konsiderohen të tilla.

Fitorja nuk duhet të lërë të mbeten në plan të dytë problemet e shfaqura në këtë Milan, të zbuluara në pjesën e parë surreale që pamë. Dy kundërsulme të pësuara, njëri me Pavloviç që shpëtoi Maignanin që tashmë ishte parakaluar, ndërsa tjetri që mbërriti në shenjë dhe vleu barazimin 1-1 provizor e ku mbrojtja u vendos tmerrësisht keq, duke ua lënë më shumë se gjysmën e fushës sllovakëve. Gjërat të para tashmë edhe në daljet e mëparshme të kuqezinjve dhe të cilat ende nuk janë korrigjuar (e kush e di se kur do të korrigjohen). Por edhe zgjedhja për të lënë fillimisht në pankinë një Rafa Leao në formë, në një ndeshje thelbësore për të tentuar sulmin e drejtpërdrejtë për në fazën e të Tetave të Finales, për të vazhduar më pas hapat e tij. Sa për kronikë, numri 10 do të zgjidhet në fund të ndeshjes “Player of the match”.

Fonseca u paraqit në Bratislavë me shtatë ndryshime në krahasim me barazimin e shëmtuar kundër Juventusit. Në vend të Alvaro Moratës është Tammy Abraham që dha përgjigje të mira, duke dhënë asistin për Pulisic, pasimin që çoi në golin e Leaos dhe në fund shënoi golin e 1-3 momental. Padyshim më pak e mirë ishte Calabria, sidomos me rastin e golit të 1-1, si dhe Chukwueze dhe një Okafor që pas 45′ bëri që trajneri të pendohej për Leaon e ta fuste në fushë menjëherë. Portugezi hyri në fushë në fillim të pjesës së dytë dhe u tregua i kujdesshëm. Pavlovic u pa të shmangej në kundërsulm në një rast, por u tregua shumë i mirë në ndalimin e tij, Theo ishte nën ton ashtu si Reijnders nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm. Mirë ia doli Fofana, duke shpikur asistin e shkëlqyer për 1-2 të Leaos në minutën e 68-të, duke kthyer timonin e një ndeshjeje që rrezikoi të përfundonte në psikodramë. Si gjithmonë, themelor Pulisic, që hapi ndeshjen në fund të një rinisjeje të bukur. Pa Captain Amerika, Milani humbet dritën e tij.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Slovan meriton duartrokitjet për një ndeshje të luajtur me sens të shëndoshë, duke shfrytëzuar dobësitë e kuqezinjve, duke goditur në kundërsulm dhe duke mbyllur linjat e pasimeve. Sllovakët vuajnë një mediokritet teknik të dukshëm, gjë që i bën të jenë pothuajse të huaj në turneun më të madh evropian. Shembull për këtë është goli i 1-3, me ish lojtarin e Spezias, Strelec, që ia fal topin Abrahamit, i cili nga ana e tij e ‘falënderon’ duke shënuar nga dy hapa larg. Nga ana tjetër, tifozët vendas shijuan kryeveprën e Nino Marcellit, emër dhe mbiemër italian por në fakt sllovak në të gjitha aspektet. Shërben për të krijuar patos në 2 minutat e fundit plus 4 kohë të rikuperuara.

Megjithatë, në fund të fundit, rëndësi pati fitorja. Dhe fitoret në Champions League janë tri rradhazi. Tani sytë nga të tjerët dhe me mendje në Empoli, në kampionat. Ndeshja e radhës evropiane, më 11 dhjetor është në San Siro, kundër Crvena Zvezdës: në letër ekziston një mundësi gjigande për t’iu afruar kualifikimit. Edhe pse, kemi nevojë për performancë, padiskutim shumë më të mirë se kjo e sotmja.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
TAGGED:Alvaro MorataCaptain AmerikaCelticChampions LeagueChristian PulisicDinamo ZagrebGironaLeao "Player of the match"MilanPaulo FonsecaRafael LeaoSlovan BratislavaTammy Abraham
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?