Tifozët mbajnë qëndrim për të ardhmen e Fonsecës dhe shkarkimin e mundshëm të trajnerit. Një emër befasues shfaqet për stolin
Në zemrat e tifozëve të Milanit dhe të apasionuarve të futbollit, po mbizotëron një ndjenjë pakënaqësie dhe shqetësimi për situatën aktuale sportive të skuadrës. Barazimi pa gola kundër një Juventusit që nuk ishte në gjendjen më të mirë të tij përfaqësoi jo vetëm një mundësi të humbur për Milanin për ti ridhënë energji sezonit të tij.
Gjithashtu evidentoi se si objektivi për t’u kualifikuar në Champions League të vitit të ardhshëm po bëhet një objektiv gjithnjë e më i vështirë, për të mos thënë plotësisht i pamundshëm, për t’u arritur nga kuqezinjtë. Hendeku me ata që janë përpara Milanit në kampionat ka filluar të jetë vërtet i madh, edhe pse skuadra e klubit të rrugës Aldo Rosi duhet të rikuperojë ende edhe një ndeshje kundër Bolonjës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një rezultat që rëndon
Performaca e Milanit kundër Juventusit në San Siro ka lënë një shije të hidhur në gojë. Barazimi 0-0 jo vetëm që e largoi skuadrën milaniste nga vendi i parë në renditje, por shtoi gjithashtu edhe diferencën nga zona e Champions League në 9 pikë. Një situatë e cila, në mënyrë të pashmangshme, çon në reflektime kritike për menaxhimin teknik të ekipit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kush pas Fonsecës?
Pozicioni i Paulo Fonseca në krye të Milanit është bërë shumë i paqëndrueshëm. Trajneri portugez, megjithë besimin e dhënë nga klubi deri më tani, gjendet nën zjarrin e kryqezuar të kritikave për dështimin për mosarritjen e ndezjes së shkëndijës së nevojshme për të bërë që skuadra të ngjitej lart. Në këtë kontekst, rishfaqet me forcë emri i Massimiliano Allegrit, që konsiderohet si njeriu më i zoti për të ringjallur fatet e Djallit falë përvojës dhe karizmës së tij. Hipoteza e rikthimit të Massimiliano Allegrit në pankinën e Milanit po fiton konsensus jo vetëm mes drejtuesve dhe ekspertëve, por edhe në zemrat e tifozëve. Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga Calciomercato në platformën ‘X’, trajneri livornez ka grumbulluar preferencën e 48.6% të votuesve, duke kaluar dukshëm kandidatët e tjerë të mundshëm si Sarri, Xavi dhe Mancini. Kjo shifër pasqyron dëshirën e një pjese të konsiderueshme të mjedisit të kuqezinjve për ta parë përsëri Allegrin në krye, duke shpresuar se rikthimi i tij mund të jetë edhe pika e kthesës për një sezon që rrezikon të bëhet zhgënjyes.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Shikim nga e ardhmja
Duke analizuar panoramën futbollistike dhe nevojat e një ekipi me historinë dhe ambiciet e Milanit, duket qartë se ndryshimi në pankinë nuk mund të jetë thjesht një mundësi, por një domosdoshmëri urgjente. Zgjedhja e trajnerit të ardhshëm do të jetë vendimtare jo vetëm për të shpëtuar sezonin aktual, por edhe për të planifikuar themelet e një projekti sportiv që mund t’i rikthejë kuqezinjtë në majat e futbollit. Figura e Allegrit, në këtë kuptim, përfaqëson një lloj “thirrje nën armë” për një mjedis që dëshiron një rikthim në lavditë e të kaluarës dhe e konsideron përvojën dhe vlerën e padiskutueshme teknike të trajnerit toskan si përbërësit e duhur për një dhe rifillimin afatgjatë.