MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Shkarkimi i Fonsecës: si person meritonte një trajtim ndryshe. Kohët na shtiejnë në mendime. Prapaskena Conceiçao: data kur u rihap dosja e tij
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Shkarkimi i Fonsecës: si person meritonte një trajtim ndryshe. Kohët na shtiejnë në mendime. Prapaskena Conceiçao: data kur u rihap dosja e tij

By
Milanistat
01.01.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Shkarkimi i Paulo Fonseca si trajner i Milanit ishte tashmë një lajm i shkruar, por që po priste vetëm momentin e duhur për të dalë. Gongu ra menjëherë pas barazimit me Romën, ndeshje në të cilën trajneri portugez shpërtheu kundër gjyqtarit Fabbri për mosdhënien e një penalltie të mundshme për Reijnders, duke përfunduar në minutën e 40-të në dhomat e zhveshjes. Do të jetë ky imazhi i fundit i aventurës së tij te Milani, por është i gjithë konteksti rreth shkarkimit që ka konotacione jo-kanonike. Ardhur në stadium, përmes zërave të parë të lançuar nga Peppe Di Stefano në Sky dhe Matteo Moretto në X, hyhej në optikën se Milani e kishte marrë vendimin për të ndryshuar trajnerin me akordin e arritur me Sergio Conceiçao, që në fillim të javës së kaluar. Fonseca, pra, ia behu në San Siro me fatin e vulosur edhe sikur të kishte fituar dhe ky aspekt, duke qenë se diçka mes palëve kishte ndodhur që pas fitores në Verona, mund edhe të qëndrojë. Edhe Marco Giampaolo u shkarkua pas suksesit ndaj Genoas. Por janë pasojat që na lanë paksa të hutuar. Fonseca u dërgua si mish për top në konferencën për shtyp pa marrë më parë lajmin për shkarkimin e tij.

Një situatë që e turpëroi si atë dhe (supozoj) edhe ata që duhej ta shoqëronin para mikrofonave, pasi pyetjet që kolegët i bënë Fonsecës ishin të qarta, të drejtpërdrejta, të synuara, rezultat i lajmeve që qarkulluan dhe u konfirmuan nga burime të ndryshme që para, gjatë dhe, natyrisht, edhe pas ndeshjes. Fonseca, të paktën, me largimin e tij nga Milani, duhej mbrojtur. Në vend të tij, do të duhej të ishte paraqitur një prej drejtuesve, qoftë edhe për të legjitimuar zgjedhjen e ndryshimit, por pasi t’ia kishin komunikuar atë personit në fjalë. Por kjo nuk ndodhi. Në vend të gjithë kësaj, Fonseca e mori vesh, edhe pse indirekt, shkarkimin e tij nga shtypi përpara se të merrte lajmin nga drejtuesit në dhomën e zhveshjes në San Siro. Njeriu Fonseca meritonte trajtim më të mirë. Dje mbërriti në Milano edhe trajneri i ri, Sergio Conceiçao. Prapaskena: ish trajneri i Portos, pas zërave të shumtë të verës, u rikonsiderua nëpër tavolinat e dhomave sekrete të klubit të rrugës Aldo Rosi pas barazimit skeletik 0-0 me Juventusin. Kështu pra, ishte profili i parë në mendjet e drejtuesve kuqezinj të cilët me shkarkimin e Fonsecës pranuan në mënyrë implicite se kishin bërë zgjedhjen e gabuar në verë, duke e çuar sezonin në një pikë jashtëzakonisht delikate, me zonën Champions League tashmë që mezi duket në horizont. Arritur në këtë pikë pas lind një pyetje: dyshimet e verës nuk ishin aq të padukshme në ajër kur i gjithë ambienti rossoner kërkonte me të madhe një trajner të një lloji tjetër dhe jo dikë si Fonseca apo Lopetegui. U shkua kësisoj drejt pistës së huaj, e cila ka qenë gjithmonë opsioni i parë duke qenë se për trajnerët italianë në dispozicion nuk u mendua aspak. Por, në vijim të logjikës, na del përpara edhe dyshimi tjetër: nëse marrëdhëniet me Fonsecën ishin konsideruar të mbyllura që në fillim të javës, pse nuk u bë menjëhershëm shkarkimi i tij për t’i dhënë Conceiçaos disa ditë më shumë për të njohur ekipin dhe për të përgatitur Superkupën? Milan, në fakt, ka fluturuar drejt Arabisë Saudite me një trajner që do të zhvillojë vetëm tre seanca stërvitore për të dhënë përshtypjen e parë mbi skuadrën dhe me një gjysmëfinale mbi shpatulla, ajo kundër Juventusit, e cila do të mveshë aspekte padiskutim shumë të rëndësishme.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:Aldo RossiArabia SauditeChampions LeagueFabbriGenoaJuventusLopeteguiMarco GiampaoloMatteo MorettoMilanPaulo FonsecaPeppe Di StefanoPortoRomaSan SiroSergio ConceiçaoSky SportSupercoppaVeronaX
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?