Lajme të shumta po qarkullojnë për një shitje të mundshme të Milanit nga fondi RedBird i Gerry Cardinale tek arabët e PIF. Si është e vërteta? Të sqarojmë situatën
Po flitet dhe shkruhet shumë këto ditë për një shitje të mundshme të Milanit nga fondi amerikan RedBird Capital Partners, i administruar nga Gerry Cardinale tek Public Investment Fund (PIF), fondi sovran i Arabisë Saudite. Po qarkullojnë lajme pak a shumë të pakontrolluara për ‘zbarkimin’ e rradhës të arabëve në Milano. Vlen për të thënë, për hir të të drejtës, se ato që – në janar – ngjanin si thashetheme, gjatë muajit të fundit kanë marrë gjithnjë e më shumë karakteristikat e një lajmi të vërtetë. Por çfarë të vërtete ka këtu? Le të bëjmë një bilanc të situatës.
Origjina
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ka qenë gazetari sportiv Andrea Longoni i ‘TeleLombardia’, përmes kanalit të tij ‘YouTube’, ‘MilanHello’, ai që, i pari – falë burimeve të besueshme si në fushën sportive/financiare italiane ashtu edhe në atë të Lindjes së Mesme – zbuloi lajmin duke parë grupe nga ajo zonë specifike gjeografike të interesuara për të blerjen e Milanit. Ndërsa në hapësirat shqipfolëse kemi qenë pikërisht ne, në milanistat.com që e kemi zbuluar të parët. Tanimë gjithnjë e më shumë figura autoritare kanë filluar të tregojnë atë që, me sa duket, nuk duket më thjesht një histori e mirë, siç edhe na kanë akuzuar fillimisht.
Lajmet e shitjes së Milanit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por pse Cardinale, i cili nëpërmjet ACM BidCo, (shoqëria me bazë në Holandë), kontrollon 99.93% të Milanit, do të dëshironte ta shiste klubin e rrugës Aldo Rossi? Arësyet janë sa praktike, por edhe hipotetike. Së pari, sepse do të duhet të shlyejë, deri më 2025, të famshmin ‘vendor loan’ (huanë e shitësit te blerësi) prej 600 milionë euro plus 7% interes të dhëna nga fondi amerikan i Paul Singer Elliott Management Corporation në kohën e blerjes së klubi kuqezi. Dhe së dyti, (kjo mund të quhej po të doni edhe hipotetike) sepse nuk do të kishte më mbështetjen financiare të Kaiser Permanente. Për shkak sepse kompania amerikane e kujdesit shëndetësor fillimisht (kështu thonë zërat) i pati premtuar Cardinales 300 milionë euro dhe më pas qenkërka tërhequr. Me një hua për të shlyer, me boshllëqe ekonomike për të mbushur dhe me një stadium të ri për t’u ndërtuar, puna e RedBird do të ishte komplikuar.
Bota arabe
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Cardinale, bashkë me administratorin e deleguar të Milanit, Giorgio Furlani, kanë qenë shpesh në Lindjen e Mesme gjatë periudhës së fundit dhe për këtë arsye zërat e një shitjeje të mundshme të Milanit janë shumëfishuar. Flitet për bisedime të zhvilluara me kompani të ndryshme nga Katari, Bahreini, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe për dy shprehje të forta interesi. Në veçanti, arabët e PIF do të ishin treguar të gatshëm për idenë e blerjes së Milanit. Fillimisht, thuhet, me një kuotë minoritare (35-40% të aksioneve) dhe më pas – gradualisht dhe jo domosdoshmërisht menjëherë – ngjitja në majat e Milanit, duke zëvendësuar RedBirdin dhe Cardinalen. Ndoshta me projektin e stadiumit të ri në zhvillim e sipër, me fitime të ardhshme të mirëllogaritura për fondin amerikan. Madje lajmet e orëve të fundit flasin edhe për një të drejtë ekskluzive, të PIF, deri më 31 mars për të kryer ‘due diligence’ (kontrollin e imtësishëm) të llogarive të Milanit. Të cilat janë në rregull, green, pra me të ardhme, e për këtë arsye mund të inkurajojnë arabët të bëhen pjesë e klubit.
Qëndrimi i pronësisë
RedBird, fillimisht u përpoq t’i përgënjështronte kontaktet midis Cardinales dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm të Lindjes së Mesme, por me pak sukses. Qëndrimi i pronësisë për këtë çështje është shprehur qartë nga vetë Cardinale në një intervistë për ‘Calcio & Finanza’ pak ditë më parë. “Momentalisht ka shumë kapitale në Lindjen e Mesme të interesuar për të investuar në sport dhe ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me partnerë të mundshëm, që mund të na bashkohen si sponsorë apo si partnerë në ndërtimin e stadiumit të ri, apo si aksionistë minoritarë në cilësinë e partnerit me vlerë reale të shtuar, por siç kam thënë unë nuk do të heq dorë nga kontrolli”. Ndaj, ndonëse dukë mos e përmendur PIF, apo subjekte të tjera, Cardinale nuk i ka mohuar kontaktet dhe negociatat. Mbetet për t’u parë, në këtë pikë, nëse ajo që është gatuar deri tani në dhomat sekrete të negociatave do të realizohet. Ideja e Cardinales, tani për tani, është që të qëndrojë si pronar, edhe duke u ndihmuar financiarisht. Më pas, në të ardhmen, do të shihet.
Po Maldini?
Është një ‘çështje’ e fundit për t’u sqaruar, ajo e Paolo Maldinit. Ish flamuri i Milan në fushë, drejtues me Elliott dhe RedBird për pesë sezone, nga 2018 në 2023, u shkarkua – siç dihet – në qershor të vitit të kaluar. Por, të paktën kjo hipotezohet, do të ishte edhe figura e tij pas një prej dy kompanive të Lindjes së Mesme të interesuara për të blerë Milanin. Mund t’u themi se, bazuar në atë që na rezulton, Maldini po pret efektivisht një ‘lëvizje arabe’ në përpjekje për të kuptuar nëse ka hapësirë për t’u ‘ribashkuar’ me Milanin e tij, si gjithmonë nga dera kryesore. Ndoshta në rolin e presidentit operativ. Dhe ndoshta bashkë me mikun e tij, Frederic Massara. Në fund të fundit, këto muajt e fundit duket se është bërë shumë mik i mirë me ministrin e Sporteve të Arabisë Saudite, ku po bëjnë presion që Maldini të (ri)bëhet fytyra e Milanit në të ardhmen e afërt.