MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Shitja e Liberalit? Milan nuk mund t’i humbasë falas supertalentet që i ka rritur vetë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Shitja e Liberalit? Milan nuk mund t’i humbasë falas supertalentet që i ka rritur vetë

By
Milanistat
01.08.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Pyetja që shumë bëjnë këto ditë ka të bëjë me djaloshin Liberalin, të ‘dhuruar’ nga AC Milan për Catanzaro-n, për një kompensim të pallogaritshëm dhe një rishitje prej 50%, një lloj bashkëpronësie kjo e maskuar. Pyesin: pse AC Milan po shet një nga talentet më të mirë në qarkoullim? Përgjigja është e thjeshtë. Fuqia kontraktuale e lojtarëve, përgjatë viteve është rritur gjithnjë e më shumë. Nëse një klub nuk do që të rrezikojë ta humbasë me zero euro fitim, një lojtar që ka vendosur, në mënyrë legjitime, të mos e rinovojë kontratën e tij në skadencë, ai është i detyruar, kundër vullnetit të tij, ta maksimizojë vlerën e shitjes.

Në këtë rast, nuk ka aq shumë rëndësi vlera thuajse e papërfillshme (rreth 1 milion euro) që përfitoi klubi, por përqindja prej 50% e vlerës së një rishitjeje të lojtarit në të ardhmen. Kjo boshllëk ligjor i lejon Milanit të monitorojë zhvillimin e djaloshit dhe, më pas, të përfitojë përsëri nga një shitje e mundshme fitimprurëse. Në xhunglën aktuale rregullatore, nuk ka zgjidhje të tjera që lejojnë mbrojtjen e logjikës së biznesit të klubit.

Sa lojtarë të humbur pa asnjë përfitim ekonomik që nga viti 2019… Prej dy vjetësh, një përmbysje e trendit. Ja pse Liberali shkon në Catanzaro

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Sa lojtarë ka humbur Milani me zero euro përfitim ekonomik që nga viti 2019? Ekzaktësisht 29, për të qenë të saktë. Bëhet fjalë për Zapata, Bertolacci, Abate, Montolivo, Jose Mauri, Strinic, Reina, Halilovic, Bonaventura, Biglia, Calhanoglu, Donnarumma G, Donnarumma A, Andrea Conti, Mandzukic, Kessie, Romagnoli, Castillejo, Tatarusanu, Ibrahimovic, Rebic, Giroud, Kjaer, Roback, Mirante, Calabria, Florenzi, Jovic, Devis Vasquez. Disa janë larguar për shkak të përfundimit të karrierës apo sepse janë në fazat e fundit të saj.

Ndërkaq, janë disa fusha në të cilat klubi Rossoner mund të kishte bërë arsyetime dhe ndërmarrë vendime të ndryshme nga ato që realisht ndodhën. Rinovimi apo, ndoshta, vendimi për t’i shitur një vit përpara skadimit të kontratave të tyre, qoftë edhe për shuma më të vogla sesa ato të pretenduara. Po flasim për Bonaventurën, Calhanoglu, Donnarumma G, Romagnoli dhe Kessie. Këta ishin pesë lojtarë që, nëse do të shiteshin një vit para skadimit të kontratave të tyre, mund të kishin garantuar përfitime të konsiderueshme financiare. Në planin kontabël, ndikimi në bilanc është zero. Ndërsa, në planin fitimprurës, kjo lloj zgjedhjeje rezultoi në humbje të konsiderueshme, të vlerësuara midis 60 – 90 milionë euro.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Shembujt e Daniel Maldini dhe Brescianini Prandaj është e kuptueshme që klubi Rossoner të maksimizojë në maksimum të gjithë lojtarët që gjenden një vit përparapërfundimit eventual të kontratave respektive. Në këtë kuptim, operacionit Bresciani dhe Daniel Maldini të sezoneve të kaluara të merkatos kanë qenë vërtetë të mira dhe shpresohet që edhe me Liberalin, Milani të arrijë të njëjtin rezultat. Ka gjithmonë një logjikë biznesi në klubet e futbollit në të gjithë botën, kjo nuk mund të injorohet.

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Allegri dhe formula Henry për Leaon. Jashari, një telenovelë e pafundtë. Vlahovic: tortura e vazhdueshme për bomberin
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Merkato Milan

Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, një tjetër goditje e madhe! Konfirmon Di Marzio…: “Tani mund të vijë”

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen
Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?
Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?