Futbolli është një pasion që i kapërcen kufijtë, duke krijuar lidhje që zgjasin përjetë. Dëshmi e prekshme për këtë është letra e hapur e fundit e Andriy Shevchenko, ish sulmuesit fenomenal të Milanit dhe presidentit aktual të Federatës së Futbollit të Ukrainës.
Fjalët e tij plot përzemërsi dhe nostalgji u publikuan në rrjetet sociale me rastin e përfshirjes së tij në Hall of Fame të Futbollit Italian, një mirënjohje e dhënë nga FIGC për personalitete që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti.
Shevchenko dhe dashuria e tij e përjetshme për Milanin dhe milanistët
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Letra e Shevchenkos nuk është thjesht një falënderim, por një tribut i vërtetë emotiv për skuadrën kuqezi, një deklaratë e thellë dashurie për një klub që ka shumë domethënie të madhe në jetën dhe karrierën e tij. I përshkruar si një ëndërr e një “fëmije ukrainas”, historia e tij fillon që nga komtakti i tij i parë me Milanin e deri në ditën kur, pasi u bë legjendë, mundi të vishte atë këmishë dhe të luftonte për ngjyrat që kishte admiruar që kur ishte fëmijë.
Fjalët e legjendës kuqezi
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Kjo është letra e një fëmije ukrainase që ëndërronte të arrinte deri tek ty. Takimi ynë i parë ishte në televizion dhe u dashurova menjëherë me ty. Shihja Maldinin, Baresin, Maradonën, Platin, Van Basten, Baggio, Vialli dhe qëndroja i palëvizshëm, ashti siç qëndron i ndalur përpara veprave më të mëdha të artit. Shihja pasionin e njerëzve, gati si një fe. Shihja stadiumet plot, edhe me histori. Udhëtimi im i parë jashtë vendit, si fëmijë, ishte në Itali, fillimisht në Romë dhe më pas në Agropoli për të luajtur një turne. Më goditi menjëherë nga gjithçka të njerëzve, veçanërisht nga bujaria e tyre. U ndjeva mirë dhe mendova: “Këtu duhet të kthehem këtu me çdo kusht”. Dhe ashtu ndodhi. I dashur Milan, faleminderit që besove te unë. Më bëre menjëhere të ndihem si një i familjes, që ditën e parë. Kemi fituar shumë bashkë dhe kam njohur njerëz të jashtëzakonshëm. Milanist je që nga dita e parë dhe përgjithmonë”.