Shënon me shumicë dhe tani kushton 60 milionë euro: çfarë keqardhjeje për Milanin

Rossonerët mund ta kishin marrë bomberin e fortë të paktën dy vjet më parë, por vendosën të mos e bënin: çfarë keqardhje për mënyrën se si shkuan gjërat

Milanistat
4 Min Read

Tashmë në çdo seksion merkatoje flitet për blerjen e të paktën një sulmues të ri nga ana e Milanit. Prej vitesh vijnë dhe ikin lojtarë të ndryshëm për atë rol. Verën e kaluar, dukej se blerja e një qendërsulmuesi të madh dukej e sigurt, por sërish nuk ndodhi. U ble Cristopher Nkunku, një lojtar që gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur edhe si qendërsulmues, por që shkëlqen më shumë si sulmues i dytë.

Për muaj të tërë, u fol për ardhjen e mundshme të Dusan Vlahovic, kontrata e të cilit me Juventusin skadon në qershor 2026. Marrëdhëniet e mira me Massimiliano Allegrin mund ta favorizonin operacionin, por nuk pati kurrë zhvillime konkrete, sepse sulmuesi serb nuk donte të hiqte dorë nga 12 milionë eurot neto të garantuara nga viti i fundit i kontratës së tij në Torino.

Juventusi duhej t’i jepte një lloj pakete kompensimi për ta inkurajuar të largohej, por nuk u arrit kurrë asnjë akord.

Vlahovic mbeti nën urdhrat e Igor Tudor, i cili padyshim po i vlerëson goxha performancat e tij. Ish Fiorentina ka patur një fillim të shkëlqyer të sezonit: 4 gola dhe 1 asist në 4 prezenca në Serie A dhe Champions League.

Milani, jo Vlahovic: një tjetër keqardhje e madhe

Pas dygolëshit të fundit në Champions League kundër Borussia Dortmund, shumë tifozë Rossonerë është bërë pishman për dështimin e klubit të Milanit për të sjellë Vlahovicin në oborrin e Allegrit. Një të njejtën gjatësi vale ishte edhe një tjetër futbollist që ka shkaktuar keqardhjeje të madhe.

Bëhet fjalë për Serhou Guirassy, sulmuesin 29vjeçar që Borussia Dortmund bleu nga Stuttgarti për 17.5 milionë euro gjatë merkatos verore 2024.

Edhe Milani kishte menduar për të, që në janarin paraardhës. Dëshironte të shfrytëzonte klauzolën relativisht të ulët të çlirimit dhe ta sillte në Milano, por nuk arriti në një akord për pagën dhe komisionet me agjentët e tij. Për më tepër, lojtari preferoi të mos ndryshonte klub në mes të sezonit.

Për të u fol edhe gjatë verës 2024, por sërish Milani nuk arriti të siguronte kushtet e duhura për ta marrë Guirassy. Sfumuar ai dhe sfumuar edhe Joshua Zirkzee, që u transferua nga Bolonja në Manchester United, klubi Rossoner fillimisht bleu fillimisht Alvaro Moratën dhe më pas Tammy Abraham. Në janar, spanjolli u largua dhe mbërriti Santiago Gimenez.

Borussia Dortmund firmosi një kontratë me Guirassy për deri në qershor 2028 me një pagë neto prej afërsisht 5 milionë eurosh.

Për më tepër, midis bonuseve të firmës dhe komisionit të agjentëve, shpenzimi i klubit gjerman do të ishte rritur, duke pranuar të shpenzonte një shumë ekstra mbi klauzolën e çlirimit prej 17.5 milionë eurosh. Pa këtë klauzolë, çmimi i sulmuesit guinean do të kishte qenë të paktën dyfishi. BVB e konsideroi atë një marrëveshje të mirë. Dhe ashtu doli.

Guirassy ka realizuar 43 gola dhe 10 asiste në 55 ndeshje për verdhezinjtë. Këtë sezon, është në kuotën e 5 golave dhe 1 asisti në 5 ndeshje.

Pas largimit nga Stuttgart, e ka konfirmuar vlerën dhe nuk përjashtohet mundësia që të blihet nga një klub i nivelit të lartë më 2026. Në kontrata ka një klauzolë çliruese prej 60-70 milionë eurosh.

E të thuash që në marsin e ardhshëm do të mbushë 30 vjeç, vështirë që ndonjë klub të vendosë të investojë kaq shumë në kartonin e tij, por Borussia Dortmund do të përpiqet t’i maksimizojë arkëtimet me të. Në çdo rast, Milani është jasht. Do të kishte qenë më mirë të bëhej një përpjekje në vitin 2024? Ndoshta, kui dihet…

Share This Article
Pa Komente