Sezoni i Milanit virtualisht përfundoi këtë fundjavë. Me fitoren ndaj Cagliarit dhe me barazimin e mëpasshëm të Juventusit në shtëpi kundër Salernitanës, kuqezinjtë siguruan vendin e dytë me dy ndeshje të mbetura. Kështu që nuk ka mbetur shumë për të luajtur në shtëpinë kuqezi përveç 180 minutave të fundit në të cilat do të nderohet angazhimi, ndoshta duke lënë të luajnë ata që kanë pasur më pak hapësirë. Mund të nxirren konkluzionet e para për merkaton e kaluar që shkaktoi kaq shumë diskutime gjatë sezonit, duke merituar ndonjëherë edhe etiketën si e “dështuar”.
Nëse mendohet për blerjen më të mirë të re, përgjigja vjen automatikisht: Christian Pulisic. Anësori amerikan rezultoi menjëherë vendimtar këtë sezon, duke rifituar besimin që kishte humbur totalisht te Chelsea dhe duke arritur në shifrat më të mirë të karrierës së tij. Në total Pulisic shënoi 15 gola e duke dhuruar 9 asiste: gjithsej 24 pjesëmarrje në gol. Determinues qoftë në të djathtë, qoftë mesfushor sulmues ashtu dhe në të majtë. Ndoshta, si gjithë Milanit, i munguar paksa në ndeshjet e mëdha: është pikërisht ky kapërcim në cilësi që do t’i kërkohet vitin e ardhshëm.
Mes të promovuarve me nota të plota është edhe ardhja tjetër e re nga Chelsea, Ruben Loftus-Cheek. Edhe ai ndonjëherë i humbur në rastet e mëdha dhe në përgjithësi ishte më pak i vijueshëm se amerikani. Por në përgjithësi, anglezi rigjeti formën e tij më të mirë, pavarësisht disa problemeve fizike aty-këtu, të cilat e shtynë ta mbyllte sezonin me 10 gola.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Edhe pse me ulje-ngritje, ndoshta edhe për shkak të mungesës së qartësisë në pozicionim, Tijjani Reijnders promovohet, madje me hapësira të mëdha për përmirësim. Për ta parë vitin e ardhshëm sesi do të përdoret nga trajneri i ri: e mbyll sezonin me 4 gola dhe 4 asisti.
Ndër pozitivët duhet përmendur edhe Joviç, qoftë edhe sepse me pak kohë në dispozicion është treguar një golashënues i vërtetë, duke realizuar 9 gola.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mirë edhe Marco Sportiello si rezervë e Maignan.
Një tjetër bilanc
Ka pastaj edhe nga ata që kanë hasur në pak më shumë vështirësi apo kanë shpërthyer vetëm pjesërisht. Në këtë kuptim, shembulli më i qartë është Samuel Chukwueze, blerja më e shtrenjtë e verës së kaluar. Mes rendimentit të Pulisiç, përshtatjes në një kampionat tjetër, disa problemeve fizike dhe Kupës së Afrikës, deri në mars nigeriani ishte një zhgënjim. Më pas erdhi goli kundër Hellas Verona: prej aty sezoni i Chukwueze ndryshoi. Që nga ajo ditë ai ka qenë pothuajse vazhdimisht ndër më të mirët në fushë dhe do të kishte merituar edhe ndonjë shanc më shumë në disa raste nga ana e Piolit. Tani është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e fundit, bilanci i tij është përfundimtar dhe është absolutisht i përmirësueshëm sezonin e ardhshëm, në të cilin do të duhet të tregojë se këto javët e fundit nuk kanë qenë një rastësi: 3 gola dhe 2 asiste.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një argument i ngjashëm mund të bëhet edhe për Noah Okafor, të cilit mbi të gjitha iu desh të përballej me fatin e keq të problemeve të ndryshme fizike, të cilat ia minuan vijimësinë: nota pozitive është se me shumë pak minuta në këmbë ia arriti të shënonte 6 gola dhe të jepte 3 asiste.
Ndërsa rendimenti i Musah ishte i mjaftueshëm dhe si më i riu i këtij grupi do të jetë kurioze ta shohim në punë sezonin e ardhshëm: ka treguar potencial të madh, por ndonjëherë ka rënë pre e pakujdesisë që i ka kushtuar shtrenjtë.
Së fundi janë tre profile për të cilat është e pamundur të jepet një vlerësim: së pari Luka Romero dhe Marco Pellegrino që kanë luajtur shumë pak, para se të huazoheshin në janar, së dyti Filippo Terracciano që e ka parë fushën pothuajse ekskluzivisht nga stoli që nga momenti i mbërritjes së tij.