Sekreti i fitores? Një mbrojtje bunker, jo një sulmues prej 20 golash

Klishetë e zakonshme mbi qendërsulmuesit dhe frazat e pambyllura por realiste, për mbrojtjen, gjëja e parë, baza e parë, etj, etj,...

Milanistat
3 Min Read

Albi MILANISTI

“Nëse do të fitosh kampionatin, duhet të kesh një qendërsulmues që të shënojë të paktën 20 gola.” Kjo frazë është bërë një mantër absolute midis tifozëve.

Supozimi është si vijon: nëse do të konkurrosh për të fituar, nuk mund të bësh pa një sulmues që të shënojë të paktën 20 gola në sezon. Por a është vërtet kështu?

Ndershmërisht, besoj se kjo “sentencë” bazohet më shumë mbi një besim fals sesa mbi një analizë të besueshme të gjërave.

Sipas mënyrës sime të të parit të gjërave, një skuadër që dëshiron të qëndrojë vazhdimisht midis të parave, ose të paktën të përpiqet të fitojë Scudetton duhet të ndjekë vetëm një mantër: të pësojë sa më pak gola dhe të blindojë mbrojtjen.

Lidhur me këtë temë, shifrat e viteve të fundit konfirmojnë ato që po them; në 10 vitet e fundit, nëntë herë kampionatin e ka fituar skuadra që ka pësuar më pak gola.

Më shumë se një teori, pra, është saktësisht një element i vërtetë faktik i pakontestueshëm.

Shifra dhe të dhëna mbi mbrojtjen dhe qendër sulmuesit me 20 gola

Çfarë ka ndodhur në dy Scudettot e fundit të fituara prej Milanit?

Në sezonin 2010-2011, Milani i Massimiliano Allegrit pati mbrojtjen më të mirë në Serie A dhe fitoi titullin me Zlatan Ibrahimovicin, qendërsulmuesin titullar, i cili shënoi 14 gola.

Më 2021-2022, Milani i Stefano Piolit, i cili fitoi kampionatin kundër Interit, pati mbrojtjen më të mirë në Serie A dhe qendërsulmuesi i tij titullar, Olivier Giroud, realizoi 11 gola.

Edhe Napoli kampion i Italisë, sezonin e kaluar, e fitoi kampionatin me mbrojtjen më të mirë dhe pa një kryegolashënues. Qendërulmuesi i tij, Romelu Lukaku, shënoi “vetëm” 14 gola.

Sigurisht, ka edhe raste të skuadrave që kanë fituar Scudetton duke pasur edhe golashënuesin më të mirë; konstantja, sidoqoftë, ka qenë gjithmonë soliditeti difensiv.

Shifrat, pra, tregojnë se nuk është e domosdoshme të kesh një puntë të parë që garon për titullin e kryegolashënuesit për të fituar kampionatin. Përkundrazi, e domosdoshme është të kesh një mbrojtje të fortë, që pëson pak gjuajtje në portë dhe pak gola.

Shifrat mund të vërtetojnë një të dhënë, por ato kurrë nuk do të jenë në gjendje të ushqejnë klishetë e zakonshme. Nga ana tjetër, “bindjet, më shumë se gënjeshtrat, janë armiqtë e betuar të së vërtetës”.

Opinionet e shprehura në këtë rubrikë nuk janë domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë Milanistat.com


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente