Clarence Seedorf ka qenë një nga mesfushorët më të fortë të tridhjetë viteve të fundit. Holandezi ka luajtur si për Interin ashtu edhe për Milanin. Pikërisht pas kalimit së tij te kuqezinjtë, karriera e tij u pasurua me dy Champions League. Por është një ndeshje që ka lënë keqardhje shumë në zemrën e legjendës kuqezi.
“Padyshim ajo mes Milanit dhe Deportivo La Coruna është ndeshja më e keqe e jetës sime, e vendos madje edhe para finales në Stamboll kundër Liverpoolit. Mourinho duhet të na falënderojë që ndodhi ajo që është sot, duke qenë se në atë edicion Porto e tij fitoi Champions League duke mposhtur Deportivon në gjysmëfinale dhe Monacon në finale, por nëse do kishte gjetur Milanin… Ai Milani ishte i çmendur, duhej të kishte bërë tripletën. Në Riazor gjenden ende foto të asaj ndeshje dhe kjo të bën të kuptosh se çfarë sipërmarrjeje ka qenë për ta”, ka rrëfyer Seedorf.
Në një tjetër ndërhyrje, Seedorf është çekuilibruar për futbollistin më të fortë në histori: “E di që ju gazetarët shpesh e masni gjithçka me titujt e fituar, por siç e kam thënë gjithmonë nëpër intervista të ndryshme, për mua lojtari më i fortë që kam parë dhe njohur ndonjëherë në fushë, është Ronaldo Fenomeni. Cristiano Ronaldos nuk i duhet hequr asgjë nga ajo që ka bërë gjatë një karriere fantastike, ka fituar shumë tituj, si të tjerët. Por Ronaldo, braziliani, ishte i një niveli tjetër, krahasuar me të gjithë të tjerët”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>