Janë më shumë se 10 orë që Santiago Gimenez nuk firmos në kartonin e shënuesve në kampionat. 627 minuta – shumë, madje, shumë më shumë për profesion bën sulmuesin.
Jeta ecën shpejt, ashtu si edhe një karrierë në botën e futbollit, me aftësinë për t’u shndërruar nga njëri moment në tjetrin sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Milani, pak më pak se 12 muaj më parë, do të blinte Gimenez nga Feyenoord për 28 milionë euro me qëllimin për të vënë në dispozicion të Sergio Conceiçaos një lojtar, një milanist, në gjendje për të udhëhequr revanshin e Rossonerëve në kampionat.
Mirëpo, kontributi i meksikanit qe i papërfillshëm, a të paktën i parëndësishëm, duke pasur parasysh se në 30 ndeshje për Milanin, ka shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha kompeticionit, i fundit, në fund të shtatorit në Kupën e Italisë kundër Lecces.
I mbeten dy muaj për të mbajtur Milanin
Koha ecën dhe që të vazhdojë ta presë, Milani, nuk është se ka edhe kaq shumë ndërmend. Pra, Santiago Gimenezit i kanë mbetur dy muaj për të mbajtur fort fanellën Rossonere, atë që ka ëndërruar gjithmonë ta veshë, që fëmijë.
Dhe tani që e ka parë t’i realizohet ëndrra e tij më e madhe, Bebote rrezikon ta lërë t’i rrëshqasë nga duart mundësinë për të lënë gjurmën e tij.
Prej sot e deri në hapjen e merkatos së ardhshme kanë mbetur 10 ndeshje, 11 po të përfshijmë edhe finalen e Superkupës së Italisë, që do të thotë se ai ka më shumë se 900 minuta në dispozicion për t’u zhbllokuar. Nëse as në këtë hapësirë kohore nuk ia arrin ta bëjë, nuk përjashtohet mundësia që rrugët e Gimenez dhe Milan të ndahen që në janar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
