Milan-Juventus na mësoi një gjë: nëse je një mbrojtës që markon Leaon, mund ta godasësh sa të duash sepse kartoni i verdhë vjen vetëm pas shtatëdhjetë (!) e më shumë minutash imunitet. Kështu ndodhi mbrëmë me Gattin, një mjeshtër i ndershëm i mbrojtjes juventine, që për të kapur topin kur Rafa e driblonte, nuk lodhej shumë por mjaftohej me një shkelm. Dhe… kaq. Loja vazhdonte, lojtari buzëqeshte i pandëshkuar, Leao goditej pa mëshirë dhe pa të drejtë ankese. Dhe të gjitha ndodhën në San Siro, teksa arbitri i ndeshjes Mariani kthente sytë nga ana tjetër pas çdo ndërhyrje të ashpër që mbrojtësi i Juventusit bënte ndaj numrit 10 të Milanit, deri në atë ndërhyrje të keqe, kur përballë televizioneve të mbi 150 shteteve të botës nuk mund të mos i jepte, e bëri edhe kësaj rradhe, thjesht një karton të verdhë. Për hir të të vërtetës, mendojmë se nëse arbitri Mariani do ta kishte ndëshkuar Gattin që në ndërhyrjen e dytë apo të tretë, apo dhe të katërt të keqe, ndoshta gjërat do të kishin ndryshuar. Nuk themi që kartoni i kuq për Thiaw ishte i gabuar, pasi ishte një rast tipik i DOGSO-s, me qendërmbrojtësin gjerman që u xhirua dy herë nga Kean (rrethanë rënduese) në të njëjtën mënyrë. E nëse në rastin e parë u kujdesën Kalabria dhe Tomori për t’ia shpëtuar lëkurën e tij, në rastin e dytë loja ndryshoi krejtësisht. Por edhe në këtë rast mund të thuhet se për nga vetë rëndësia e ndeshjes, për nga rëndësia e protagonistëve dhe skuadrave në fushë, do të ishte më e ndershme për arbitrin dhe për të gjithë që futbollisti rosoner fillimisht të paralajmërohej me të verdhë (pranda ka dy lloje kartonësh, me dy lloje ngjyrash të ndryshme). Vetëm në rast përsëritje mund të nxirrej i kuqi, përsëri e theksojmë me shumë kujdes, kjo për nga vetë rendësia e ndeshjes dhe e aktorëve në fushë e jashtë saj. Por gjyqtari bëri atë që bëri me Thiaw, dhe atë që bëri me Gattin.
Ndërshmërisht, Milani nuk shkëlqeu, duke treguar edhe një herë vështirësitë në përballimin e skuadrave të mbyllura që luajnë me 3-5-2 dhe evolucione mbrojtje. Mungesa e Theo Hernandez nuk mund të ketë ndikuar aq shumë në zhvillimin e lojës, aq siç nuk shkëlqyer as dy organizatorët, përkatësisht Reijnders dhe Adli. Mbrëmje e keqe? Në përgjithësi, po, por tashmë nuk është më rastësi që Pioli nuk është në gjendje të çajë skuadra si ajo e Allegrit, si Genoa apo Interi. Milani luan shumë brenda fushe për t’i tërhequr kundërshtarët e më pas të krijojë hapësirë nga jashtë, por kur dendësia e mbrojtjes është kaq e dukshme, mungon një lexim alternativ. Dhe mungon, shumë, konkretizimi në fazën sulmuese, pra me golin që mungon aq shumë.
Gjatë ndeshjeve të fundit, Milani ka goditur 33 herë drejt shtyllave kundërshtare, duke gjetur vetëm një gol, atë të Pulisic. Ka një vështirësi të dukshme të Olivier Giroud për të qenë vendimtar brenda zonës kundërshtare. Nuk shënon gjatë aksionit tanimë prej dy muajsh dhe kjo, nëse ke numrin 9 të Milanit në shpinë, është një problem. Vitet kalojnë, ndryshojnë drejtuesit, por problemi i qendërsulmuesit qëndron dhe është një problem serioz, sepse Milanit i mungon tmerrësisht ai lojtar që di ta thyejë në mes zonën kundërshtare. Dy gjëra tha Pioli pas ndeshjes: munguan mesfushorët për të mbushur zonën e rreptësisë dhe se do të punojë për të qenë më konkretë. Problemi është se kemi ardhur në fund të tetorit për të folur për këtë temë, kur konkurrentët për titull vazhdojnë të shënojnë gola më me lehtësi se ne.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dy ndeshjet e ardhshme, me PSG-në dhe Napolin, do të jenë një provë shumë serioze për skuadrën, që do të rikuperojë Maignan dhe Theo Hernandez dhe do të duhet të vlerësojë Loftus-Cheek, të cilit iu shfaq një inflamacion që nuk e lejoi të luajë mbrëmë. Do të duhet marrë zhgënjimi i humbjes e të bëhet një motiv shtesë, për t’u rritur aty ku ka boshllëqe në fushë ndërsa në katin e katërt po mbajnë shënime dhe nuk është për t’u përjashtuar që në janar Milani të lëvizë në merkato për të kërkuar zgjidhje aty ku ka situata të dukshme të ndryshimit cilësor.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>