Rregullat dhe e vërteta, ja pse skuadrat s’mund t’u thonë “jo” thirrjeve të kombëtareve për lojtarët e tyre

Fajësimi i klubit për një dëmtim të pësuar gjatë ndeshjes së Kombëtares është plotësisht i padrejtë. Rregullat flasin qartë: në këto situata, skuadrat nuk kanë zgjidhje tjetër

Milanistat
2 Min Read

Është e rëndësishme të sqarohet mirë situata dhe të lihen mënjanë polemikat e panevojshme: Milan nuk ka asnjë përgjegjësi për dëmtimin e Pulisic gjatë ndeshjes së kombëtares amerikane. Përkundrazi, Milan është viktima e këtij incidenti.

Gjatë ditëve të fundit, kanë qarkulluar shumë mendime, disa të ekzagjeruara, se Milan duhet ta kishte penguar lojtarin amerikan ta pranonte thirrjen për grumbullim me kombëtaren. “Klubet e forta,  – dhe kjo është teza mbizotëruese midis tifozëve të shumtë -, kështu bëjnë “.

Një mendim i respektueshëm, por në fakt i pasaktë.

Sepse, asnjë skuadër në botë nuk mund të refuzojë të lejojë një nga lojtarët e saj në Kombëtare. Kjo për shkak se ekziston një detyrim specifik, i vendosur nga FIFA, që menaxhon të gjithë futbollin botëror. Rregullorja mbi statusin dhe transferimin e lojtarit flet qartë:

“Klubet janë të detyruara t’i lenë të lirë të teseruarit e tyre për përfaqësuesen e vendit për të cilin lojtari mund të luajë në bazë të kombësisë së tij nëse thirret nga federata e interesuar; është i ndaluar çfarë do lloj akordi i kundërt midis një lojtari dhe klubit”.

Praktikisht, të gjitha klubet në mbarë botën duhet t’i lirojnë lojtarët e tyre kur thirren. Nëse s’e bëjnë, rrezikojnë sanksione disiplinore, si për klubin ashtu edhe për vetë lojtarin që refuzon thirrjen pa një arsye të vlefshme.

I vetmi përjashtim ka të bëjë në rast dëmtimi. Nëse një futbollist dëmtohet, mund të mos i përgjigjet thirrjes së Kombëtares, por vetëm pasi të jetë vizituar nga mjekët e Federatës. Kjo bëhet për të parandaluar “dëmtimet e rreme” dhe e bën detyrimin praktikisht të pamodifikueshëm, përveç arsyeve serioze.

Nën dritën e të gjitha këtyre, fajësimi i klubit për një dëmtim të pësuar gjatë ndeshjes së Kombëtares është plotësisht i padrejtë. Rregullat flasin qartë: në këto situata, skuadrat nuk kanë zgjidhje tjetër.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente