Tre fitore në tre ditët e para të kampionatit për Milanin. Kuqezinjtë, pasi mposhtën Bolonjën në debutim dhe Torinon në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi, mundën edhe Romën dhe, në prag të pushimit të detyrueshëm për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të sezonit, kryesojnë tabelën me pikë të plota: 1-2 i rezultatit final në Olimpico, falë golave të Giroud nga pika e bardhë dhe Leaos me një kryevepër, si dhe golit të nderit të giallorossëve me firmën e Spinazzola në fund të ndeshjes.
Gjëja më pozitive e gjërave pozitive
Edhe në Romë, Milani konfirmoi potencialin e jashtëzakonshëm që zotëron ky grup i rinovuar në dispozicion të Piolit: teknika e nivelit të lartë e përhapur fort te lojtarët nga mesi e lart, fiziciteti dhe intensiteti, organizimi taktik dhe çorganizimi harmonik, aftësia për të kontrolluar lojën me qetësi dhe / ose me shpejtësi të plotë nëse është e nevojshme. Dhe, siç theksoi vetë Pioli, më pozitive nga të gjitha këto gjëra pozitive është se skuadra kuqezi vazhdon të rritet nga ndeshja në ndeshje: kundër Torinos pati një përmirësim në krahasim me ndeshjen në Bolonjë, kundër Romës një përmirësim të mëtejshëm në krahasim me ndeshjen në San Siro. Shpresa është që me kalimin e kohës dhe me përmirësimin e njohjes mes lojtarëve të rinj, potenciali i Leaos dhe shokëve të tij të shpërfaqet gjithnjë e më në maksimum.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Individët
Përveç Leaos, Giroud, Theos dhe Maignan tashmë të njohur gjerësisht, kanë qene tre ardhjet e reja të rreshtuara si titullarë që goditën më shumë: Loftus-Cheek, Reijnders dhe Pulisiç; anglezi, me fizikun e tij, duket se i dominon lehtësisht kundërshtarët në Serie A, holandezi është një motorr i vogël i pashtershëm dhe një burim teknik plot respekt, Pulisiç është bukur për t’u parë në trajtimin e topit dhe shumë inteligjent në lëvizjet dhe sugjerimet e tij. Të tre janë përshtatur në mënyrë perfekte me skemat e Piolit dhe është e pashmangshme të mendosh se, së bashku me 7 të ardhurit e tjerë, ata vetëm se mund të përmirësohen më tej. Ndërkohë, fitorja ndihmon për të fituar, fitorja sjell entuziazëm… dhe të nisësh një sezon me tre në tre nuk është aspak keq.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>