MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Rizgjimi i vrazhdë pas fluturimit të lumtur dhe gazmor nga Riadit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Rizgjimi i vrazhdë pas fluturimit të lumtur dhe gazmor nga Riadit

By
Milanistat
12.01.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Mrekullitë, në futboll, nuk ekzistojnë. E nëse ekzistojnë mund të bëhen një sugjestion fatal. Sergio Conceiçao është i pari që e di. Dhe për asnjë minutë, prej kthimit nga Riadi, nuk mendoi se vetëm me praninë e tij dhe me vendosjen e duarve në kokat e lojtarëve, do të mundë të zgjidhte të gjitha problemet e tradhëtuara nga pjesa e fundit e sezonit të Piolit dhe të konfirmuara përpikmërisht nga pjesa e parë e drejtimit Fonseca.

Sigurisht: dy përmbysjet kundër Juves dhe Interit në Arabi mund të shërbejnë si karburant për t’i dhënë shtysë dhe ambicie të reja grupit që doli i dëshpëruar nga metodat e portugezit tjetër, por futbolli i madh, plot vështirësi në çdo anë, përkujdeset të demonstrojë se mrekullitë nuk ekzistojnë dhe se përmirësimet mund të ndodhin me kalimin e kohës. As aplikimi, sepse nuk ka dyshim për aplikimin e Milanellos tani, nuk mund të shërbejë po, për të ndryshuar tërësisht shifrën teknike dhe edhe të tashmen e Milanit. Siç shpjegoi thuajse në mënyrë profetike Zlatan Ibrahimovic para ndeshjes, “nëse nuk fiton, atëherë Superkupa nuk ka qenë shumë e dobishme”. Në të vërtetë, edhe më parë, mund të kuptohet në ajër nga temperatura e San Siros se ai sukses, i zoti të emociononte rrjetet sociale, madje edhe vetë grupin, nuk është në gjendje të ndryshojë plotësisht marrëdhëniet mes tifozëve dhe ekipit. Madje, kur Theo dhe Calabria, sollën qark stadiumit trofeun e fundit të fituar, mundet me vesh të lirë të dëgjohen edhe disa fishkëllima.

Kalimi i shkretëtirës është ende i gjatë. Dhe jo vetëm sepse është akoma një distancë e madhe nga kreu i tabelës, por mbi të gjitha sepse në ndeshjet kur gjenden përballë një rivali që mbyllet mirë (siç është rasti i Cagliarit, i sistemuar ushtarakisht me 4-4-2 e tij), vështirësitë për të fituar mbeten të paprekura pavarësisht “konvertimit” të Leaos dhe Theos në shërbim të plotë të trajnerit të ri. Edhe zgjedhja e mëvonshme për t’u përqëndruar mbi dy qendërsulmues ishte përpjekja e fundit për të kapur një fije shprese në sulmin disi të verbër, disi të udhëhequr nga energjitë e fundit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E nëse, më pas, në rastin Pulisic – gjithmonë muza e mirënjohur e sulmit kuqezi – nuk e arrin kurrë golin, i refuzuar dy herë nga traversa dhe shtylla apo nga ndonjë pritje e mirë e portierit Caprile, atëherë barazimi i katërt rradhazi në shtëpi (Genova, Juve dhe Roma të mëparshmit) sigurisht që nuk mund të ngushëllojnë. Përkundrazi, vetëm mund të nxjerrë në pah keqardhjen dhe pendimin, sepse në ndërkohë barazimi i Juves i kishte ofruar një mundësi fantastike tibusë milaniste. Tani Sergio Conceiçao e di se misioni i ndërlikuar që i është besuar pas Krishtlindjeve, fillon pikërisht tani kur i duhet të përballet me dekurajimin kolektiv dhe me disa fishkëllima nga tribunat mike. Provimet nuk mbarojnë kurrë. Por mbi të gjitha, mrekullitë nuk ndodhin brenda një kohe kaq të shkurtër.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:ArabiaCagliariCalabriaCaprileFonsecaGenoaInterJuveJuve e RomaLeaoMilanMilanelloPioliPulisicRiyadSan SiroSergio ConceiçaoSupercoppaTheoZlatan Ibrahimovic
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?