Prej ditësh të tëra, nëpër qarqe milaniste po flitet mbi mundësinë e rikthimit të Adriano Gallianit te Milan në një pozicion drejtues. Një lajm që ka ngjallur padyshim interes dhe diskutime të shumta brenda kampit Rossoner, si mes nostalgjikëve të ish administratorit të deleguar ashtu edhe mes atyre që, përkundrazi, do të preferonin të mos shikonin prapa për të ecur përpara. Opinione të gjitha të respektueshme; këtu, ne duam t’i referohemi vetëm atyre që janë fakte aktuale të një historie që është larg të qenit fantashkencë. Edhe sepse, përgënjeshtrime të forta dhe të qarta ndaj këtyre zërave nuk ka pasur.
Fillimisht Monza
Rikthimi i mundshëm i Adriano Gallianit në brendi të botës Milan nuk është një gjë edhe kaq e afërt dhe një arsye e ka. “Bosi” aktualisht është i zënë duke e kaluar Monzën nga Fininvest në duart e një grupi investitorësh amerikanë që kanë nënshkruan marrëveshjen për të blerë klubin brianzol. Mbyllja e closing pritet të ndodhë në shtator dhe si pasojë, përpara këaj Galliani nuk do të largohet nga Monza. Është e vështirë të besohet se mund të qëndrojë në Brianza në një rol nderi apo thjesht si përfaqësues. Por deri atëherë, nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje midis drejtuesit historik dhe RedBird Capital, fondit të kryesuar nga Gerry Cardinale e që mban shumicën e aksioneve të Milanit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Këshilltar i Jashtëm
Pozicioni i Gallianit mbi një rikthim të mundshëm te Rossonerët nuk do të ishte drejtpërdrejt brenda strukturës organizative të klubit, ku hierarkitë janë përcaktuar tashmëpor mund të mbulonte rolin e Këshilltarit të RedBird, me përgjegjësinë e përfaqësimit të AC Milan brenda Lega Serie A, një rol që aktualisht mbulohet nga Paolo Scaroni. Por, duhet thënë, me gjithë sinqeritetin dhe ndershmërinë e shpirtit, se performanca e Scaronit brenda sallave të pushtetit të futbollit nuk është aq e kënaqshme, me ndikimin politik të AC Milan brenda Lega Serie A që është në nivelin më të ulët historik. Një ardhje e Gallianit si “ministër i jashtëm” i Rossonerëve mund të ndryshojë raportet e forcës dhe dhe ekuilibret brenda vetë Ligës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mbrojtje dhe eksperiencë
Së fundmi, Galliani mund të ndihmonte Giorgio Furlanin dhe Igli Tare edhe në menaxhimin e disa momente vendimtare të sezonit në lidhje me skuadrën dhe trajnerin. Vlen të kujtohet lidhja e fortë që është midis vetë Gallianit dhe Massimiliano Allegrit, me ish-kreun milanist jo vetëm që e zgjodhi në maj 2010 për të zëvendësuar Leonardon, por edhe e mbrojti deri në fund, madje edhe në janar 2014, kur përfundimisht iu desh të t’I dorëzohej ndaj vendimit të Barbara Berlusconit për të shkarkuar Allegrin pas humbjes 4-3 ndaj Sassuolos. Këto janë faktet deri më tani, pa asnjë hap të nxituar dhe me gjithë përkujdesjen që meriton çështja.