Milani i rikthehet punës në Milanello pasi e arkivoi lehtësisht çështjen e Kupës së Italisë. Deri tani, në dhjetë ndeshjet e fundit për kuqezinjtë janë shtatë fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje, ajo ndaj Napolit: shenja vazhdimësie, por që tani duhet ta vërtetojmë kundër Atalantës në kampionat, ditën e premte.
Një ndeshje shumë e vështirë në letër nisur nga forma e skuadrës orobike, e dyta në klasifikim pas Napolit dhe e freskët nga fitorja, prej një skuadre të madhe, ndaj Romës në Olimpik Stadium. Me pak fjalë, Milanit i duhet një sipërmarrje në të gjitha kuptimet për të arritur të vetëm një rezultat: te fitorja që do të nënkuptonte dërgimin e një sinjali shumë të fortë për të gjithë në Serie A. Fonseca është gati të nxjerrë në fushë skuadrën më të mirë të mundshme, pra të njëjtin që u përball me Empolin të shtunën e kaluar, me Musah sërish në rolin e anësorit të djathtë. Ndërkohë që sot, nga qendra sportive Milanello, vijnë edhe dy lajme shumë të mira.
Si janë Loftus-Cheek dhe Sportiello
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për Milan–Sassuolo, munguan Mike Maignan dhe Theo Hernandez për shkak të problemeve fizike. Dëmtime të lehta, siç e kishte parashikuar Fonseca në orët përpara ndeshjes. Të dy u stërvitën rregullisht sot në Milanello dhe për këtë arsye janë në dispozicion për ndeshjen në Bergamo. Lajm i mirë ky për ekipin kuqezi, i cili do të mund të mbështetet te dy lojtarë kyç në organikë.
Më të fundit nga Milanello
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dje Loftus-Cheek u detyrua të largohej nga fusha gjatë intervalit për shkak të një problemi fizik: do të ishte një kontuzion i pulpës dhe është në rrezik edhe për në Bergamo. Ashtu si Marco Sportiello, i cili ka inflamacion të gjurit. Nesër do të jetë dita për të vendosur mbi gjendjen e tyre: nëse do të stërviteshin me ekipin, do të thoshte rikuperim i plotë. Ndërkohë që sot në Milanello ka patur stërvitje të personalizuar për Ismael Bennacer, i cili është rikthyer në qendrën sportive pas dëmtimit të gjatë.