Rikthehet SIMBOLI, gjithë stadium në këmbë: San Siro i PËRKULET FRANCO BAREZI-t,  KAPITENIT të përjetshëm

Pas muajsh të vështirë të shënuar nga problemet shëndetësore dhe ndërhyrja kirurgjikale, legjenda kuqezi rikthehet në tribunën e San Siros për ndeshjen ndaj Sassuolos dhe stadiumi i tij e përshëndet me një ovacion të gjatë, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e përjetshme mes Baresit dhe Milanit

Milanistat
2 Min Read

Në San Siro ka ditë që nuk harrohen. Dhe kjo ishte një prej tyre. Franco Baresi, legjenda absolute e Milanit dhe nënkryetar nderi i klubit kuqezi, është rikthyer në tribunën e stadiumit të tij, atje ku kishte munguar prej disa muajsh. Një rikthim që shkoi përtej futbollit, përtej rezultatit dhe përtej rivalit të radhës, teksa “shtëpia” e tij e vërtetë e priti siç di vetëm San Siro: me respekt, emocion dhe një duartrokitje të pafund.

Pas vizitës së bërë javët e fundit në selinë e klubit, Baresi u ul sërish në tribunë për të ndjekur nga afër sfidën kundër Sassuolos. Ishte hera e parë pas një periudhe të vështirë, e shënuar nga probleme shëndetësore që e kishin mbajtur larg stadiumit. Dhe pikërisht për këtë arsye, momenti mori një domethënie edhe më të thellë.

Duartrokitja që vjen nga zemra

Në moshën 65-vjeçare, Franco Baresi ka kaluar një provë të rëndë. Në fillim të muajit gusht, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një nodusi në mushkëri. Pas operacionit, klubi publikoi një mesazh të tijin drejtuar tifozëve, ku kapiteni historik shprehej me përulësi dhe mirënjohje për mbështetjen e marrë, duke theksuar se do t’i duhej kohë për t’u rikthyer plotësisht në formë.

Këtë herë, përgjigjja erdhi drejtpërdrejt nga tribunat. San Siro u ngrit në këmbë dhe e përshëndeti me një duartrokitje të gjatë dhe të sinqertë, një përqafim simbolik nga mijëra zemra kuqezi. Nuk ishte thjesht një ovacion për një ish-lojtar të madh, por një falënderim për njeriun që ka mishëruar shpirtin e Milanit për dekada.

Kapiten përjetë

Franco Baresi nuk është një figurë si gjithë të tjerët në historinë e klubit. Ai është simbol, identitet, kujtesë kolektive. Kapiteni i përjetshëm, që sot vazhdon të përfaqësojë Milanin edhe si drejtues nderi, u rikthye aty ku i përket: në shtëpi. Dhe San Siro ia kujtoi këtë me gjestin më të thjeshtë dhe më të fuqishëm njëkohësisht: duartrokitjen.

Bentornato, capitano.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente