Një all in kulturor po e nxjerr Milanin jasht dimensionit të tij. Humbja në Bergamo mbrëmjen e së premtes është një tjetër provë që ky sezon rrezikon të shkojë vërtetë për dreq dhe se ylli në klasifikim për shkak të ndeshjes së shtyrë kundër Bolonjës nuk mund, nuk është dhe nuk duhet të jetë alibi për atë që ndodh.
E lehtë të ekzaltohesh për fitoret kundër Empolit dhe kundër rezervave të Sassuolos, por më pas vjen e vërteta e shëmtuar: ky Milan sot është, pas Atalantës, Napoli, Fiorentinës, Interit, Lazios dhe Juventusit dhe do t’i duhet shumë, po shumë punë për të kapur vendin e katërt që të qëndrojë në zonën Champions League. E në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, do të rrezikojë një rënie të fortë në humnerë, e cila do ta vinte klubin dhe skuadrën tonë përballë një ridimensionimi shumë domethënës me ndryshime drejtimi, nën të gjitha këndvështrimet.
Nuk është pesimizëm kozmik, nuk është dëshira për të luftuar kundër kujt, është realiteti i trishtë i asaj që po vërehet nga java në javë në fushë. Skuadra ka treguar, për vit kush e mban mend se të satë, që është e montuar keq, mjedisi rreth saj frymëzohet nga Premier League, por në Itali gjërat funksionojnë ndryshe. Ne kemi nevojë për njerëz në fushë, ne kemi nevojë për një drejtor të vërtetë sportiv që të jetë në Milanello dhe që të mund të marrë vendime, teknike dhe menaxheriale për në merkato, përkrah Moncadës. Skuadra nuk mund të lihet në mëshirën e vetvetes, të problemeve të saj të lojës, por edhe të ambjentale.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kush e di çfarë mendon Gerry Cardinale për gjithë këtë. Kush e di se çfarë mund t’i ketë thënë Ibrahimovic, Furlanit dhe Moncadës në udhëtimin e të treve në Nju Jork. Kush e di në e kupton vërtet se sa serioze është situata në Milano dhe te Milani, me investimin e tij në rrezik të zhvlerësimit dramatik në rast moskualifikimi në Champions League. Kush e di nëse dikush do të marrë ndonjëherë përgjegjësi publike për zgjedhjet e bëra gjatë verës, që nisin nga trajneri e deri te Emerson Royal. Periudha pas Piolit duhej të ishte ndryshe, sepse në Itali trajnerët e huaj, me përjashtim të top manager, nuk fitojnë dhe bëjnë gjithmonë keq në rezultat.
Një prapaskenë që shumë pak dihet: në verë Milani mund ta kishte në stol Gian Piero Gasperinin, i cili pas fitores së Europa League dukej se e kishte mbyllur ciklin e tij te Atalanta. Burimet thonë që Gasp e kishte pranuar stolin kuqezi, e ndoshta do të sillte me vete atë revolucion teknik dhe mendor që drejtuesit e kërkonin nga një profil evropian.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por trajnerët me personalitet, siç dihet, janë të vështirë për t’u menaxhuar si nga pikëpamja e kërkesave teknike, ashtu dhe për nga pikëpamja e komunikimit, sepse ata nuk kanë frikë ta thonë atë që mendojnë siç e demonstrojnë Conte, Gasperini, De Zerbi e të tjerë. Prandaj, është më mirë të shmangim problemet dhe të shkohet në një drejtim që po e çon Milanin drejt diçkaje që nuk ishte aspak e parashikueshme. Duam apo jo, në Serie A skuadrat funksionojnë nëse ka kohezion mes drejtuesve sportivë, trajnerit dhe skuadrës. Mos tha dikush skudeto 2021-22?
Po për Milan Futuro çfarë mund të thuash? Një projekt shumë i dobishëm, në të cilin janë investuar 12 milionë euro e që deri më sot rrezikon të mbytet falë paraqitjeve të skuadrës së stërvitur nga Daniele Bonera, duke lënë mënjanë fitoren e fundit, që shpresoj të japë besim dhe qetësi, sepse nevojitet. Besuar drejtimit të Kirovskit, i ardhur nga SHBA dhe pa përvojë me realitetin e Serie C italiane, skuadra e dytë e Milanit do të kishte pasur mundësinë të vazhdonte punën me Ignazio Abate në pankinë, që tashmë i njihte lojtarët, të cilët e adhuronin, por ai u largua pas përplasjet me vendimet e Ibrahimovicit, të mësuara vetëm pak javë më parë. Në dhjetor brenda dhe rretheqark Milanit është krijuar një ambient i frikshëm, me tifozë të zhgënjyer dhe ajo ndjenjë – që po shndërrohet gjithnjë e më shumë në siguri – që varka po merr ujë gjithnjë e më shumë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>